29.04.2024

Velkovski në Strumicë: Personat me aftësi të kufizuara kërkojnë riparim të plotë të sistemit të mbrojtjes sociale

Në kuadër të takimeve të rregullta me sektorin joqeveritar, sot në Strumicë, ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Gjoko Vellkovski, realizoi takime me organizatat e shoqërisë civile që përfaqësojnë të drejtat e grupeve të margjinalizuara.

Krijimi i një politike sociale të zgjuar do të thotë të ndërtosh një partneritet mes shtetit, qeverisjes vendore dhe sektorit civil. Organizatat civile janë jashtëzakonisht të rëndësishme për ne sepse më së miri i njohin nevojat e grupeve të cenueshme, veçanërisht të fëmijëve që jetojnë me probleme shëndetësore dhe sociale, theksoi ministri Vellkovski.

Sistemi i mbrojtjes sociale për personat me aftësi të kufizuara ka qenë i padrejtë vitet e fundit dhe grupe të caktuara janë lënë në margjina. Duhet të përmirësojmë funksionimin e sistemit që të mos përballemi me zgjidhje të pjesshme që do të sjellin zgjidhje të përkohshme. Ministria duhet të krijojë një regjistër të personave me aftësi të kufizuara – përfunduan përfaqësuesit e sektorit civil.

Duhet të zhvillohet sistemi i mbrojtjes sociale, në drejtim të ndërtimit të shërbimeve sociale gjithëpërfshirëse në nivel lokal, si në zonat urbane ashtu edhe ato rurale. Por për këtë ne kemi nevojë për ofrues të fortë në nivel lokal. Menjëherë pas zgjedhjeve duhet të fillohen reformat themelore, të cilat do t'i lehtësojnë personat me aftësi të kufizuara - theksoi Vellkovski.

Ndër organizatat qytetare me të cilat ministri pati takim janë: Shoqata e Personave me Aftësi të Kufizuara Fizike “Mendo ndryshe” Strumicë, Shoqata Humanitare e Qytetarëve për Fëmijët me Autizëm, Shoqata e të Shurdhë-memecëve, Shoqata e Personave të Verbër, Shoqata e Personave me Aftësi të Kufizuara dhe Shoqata e Personave me Aftësi të Kufizuara me sindromën Down.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.