МТСП: Исплата на правата од социјална и детска заштита од денес за корисниците со картички, на шалтерите на банките од понеделник
Исплатата на паричните права од социјална и детска заштита за месец јуни ќе почне од денес, 3 јули, за корисниците со дебитна картичка а од понеделник,6 јули, за корисниците кои средствата ги подигнуваат во експозитурите и филијалите на банките. Министерството за труд и социјална политика ги известува корисниците на права на парична помош од социјална и детска заштита дека и овој месец ќе изврши етапна исплатата на гарантирана минимална помош, надоместок заради попреченост, надоместок за помош и нега од друго лице, надоместок на плата за скратено работно време, додаток за домување и на траен надоместок.
Исплатата ќе се спроведе во 3 групи во сите отворени филијали и експозитури на банките, согласно со утврдениот распоред по азбучен ред, според првата буква од презимето:
- 6 јули (понеделник) – А, Б, В, Г, Д, Ѓ, Е, Ж, З, Ѕ;
- 7 јули (вторник) – И, Ј, К, Л, Љ, М, Н, Њ, О;
- 8 јули (среда) –П, Р С, Т, Ќ, У, Ф, Х, Ц, Ч, Џ, Ш.
Корисниците кои имаат дебитна картичка поврзана со трансакциската сметка на која се исплаќаат правата од социјална и детска заштита, ќе можат паричните средства да ги подигнат на банкоматите на банките, да ги користат за безготовински плаќања во продажната мрежа или преку електронско и мобилно банкарство, од денеска, петок, 3 јули.
Етапната исплата на паричните права од социјална и детска заштита се прави со цел да се избегне метежот пред банките и да се овозможи поголема заштита на корисниците на овие права во услови на опасност од вирусот КОВИД-19.Министерството за труд и социјална политика потсетува на обврската за носење лична заштита заради спречување на ширење на коронавирусот. Сите кои ќе подигнуваат пари од банкомати или од филијалите и експозитурите набанките, се должни да носат заштитна маска што ги покрива носот и устата и да одржуваат физичко растојание од два метра.
MPPS: Prej sot pagesa për të drejtat e mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve për përdoruesit e kartelave, në sportelet e bankave nga dita e hënë
Pagesa në të holla për të drejtat e mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve për muajin qershor do të fillojë prej sot, 3 korrik, për përdoruesit e kartelave debitore, ndërsa prej ditës së hënë, 6 korrik, për shfrytëzuesit që të hollat i tërheqin në ekspozitura dhe filiale të bankave. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale i njofton shfrytëzuesit e këtyre të drejtave se edhe këtë muaj do të bëhet pagesa në etapa të të drejtave: ndihmë e garantuar minimale, kompensimi për aftësitë e kufizuara, kompensimi për ndihmë dhe kujdes nga person tjetër, kompensimi i pagës për orar të shkurtuar pune, shtesa për banim dhe shtesa e përhershme.
Pagesa e këtyre të drejtave do të kryhet në 3 grupe në të gjitha filialet dhe ekspoziturat e bankave në përputhje me rendin alfabetik, sipas shkronjës së parë të mbiemrit:
- 6 korrik (e hënë) – A, B, V, G, D, Gj, E, Zh, Z, X;
- 7 korrik (e martë) – I, Ј, К, L, Ll, М, N, Nj, О;
- 8 korrik (e mërkurë) –P, R, S, Т, Q, U, F, H, C, Ç, Xh, Sh.
Shfrytëzuesit që kanë kartelë debitore të lidhur me llogarinë transaktive të bankës ku u paguhen të drejtat e mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve, të hollat mund t’i tërheqin nga bankomatët e bankave, t’i shfrytëzojnë për pagesa jo të gatshme në rrjetin shitës ose përmes shërbimit bankar elektronik dhe mobil, që nga dita e sotme, e premte, 3 korrik.
Pagesa në etapa për këto të drejta kryhet me qëllim që të shmangen tollovitë para bankave dhe për të mundësuar mbrojtje më të madhe të shfrytëzuesve të këtyre të drejtave në kushte të rrezikut nga virusi COVID-19.
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale i rikujton shfrytëzuesit për obligimin e mbajtjes së mbrojtjes personale për të parandaluar përhapjen e virusit korona. Të gjithë ata që do të tërheqin të holla nga bankomatet ose filialet dhe ekspoziturat e bankave janë të obliguar të mbajnë maska mbrojtëse për të mbuluar fytyrën dhe të mbajnë distancën fizike prej 2 metrave.