IPA II 

IPA II Programi aksionar vjetor i Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2020

 Aksioni “Përkrahja e BE-së për rezistencë sociale dhe ekonomike e Maqedonisë së Veriut”

Në shtator të vitit 2020, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Komisioni Evropian nënshkruan ndryshimet dhe plotësimet e Marrëveshjes Financiare të Programit aksionar vjetor për IPA 2020. Me ndryshimet u inkorporua Aksioni i ri “Përkrahja e BE-së për rezistencë sociale dhe ekonomike të Maqedonisë së Veriut” në kuadër të sektorit “Konkurrencë, inovacione, bujqësi dhe zhvillim rural”.

Pakoja e masave të shënuara në aksionin “Përkrahja e BE-së për rezistencë sociale dhe ekonomike (EU4Resiliance)” në vlerë të përgjithshme prej 40 milion eurove, e përkrah Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe ekonominë në periudhën për rimëkëmbje dhe zbutjen e ndikimeve negative socio ekonomike nga Kovid-19.

Kjo përkrahje siguron financimin e masave qeveritare të orientuara ndaj përmirësimit të likuiditetit të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, si dhe përkrahje të ri integrimit të meshkujve dhe femrave të papunësuar, në tregun e punës, me theks të veçantë të të rinjve dhe femrave.

Mes tjerash, Aksioni parasheh përkrahjen e masave aktive në tregun e punës në shumë prej 10 milion euro për rimëkëmbje të qëndrueshme dhe të drejtë në periudhën pas pandemisë së koronës përmes:

  • grandeve për vetëpunësim, të dedikuar për të papunët të cilët dëshirojnë që ta formalizojnë biznesin e tyre ose të themelojnë biznes të ri;
  • grande për firmat ekzistuese (mikro, të vogla dhe të mesme) të cilat krijojnë vende të reja të punës.

Pritet që rreth 2200 persona të papunë do të punësohen ose vetëpunësohen me përkrahjen e këtij program gjatë vitit 2021.

Grandet do të ndahen nga Agjencia e Punësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Shpalljet dhe informatat e tjera publikohen në ueb faqen e Agjencisë së Punësimit (APRMV):  http://av.gov.mk/oglasi-za-aktivni-merki.nspx

Dokumente: 

Marrëveshja financiare – Kushtet e posaçme

Adendum nr.1 ndaj Marrëveshjes financiare

Aneksi 1 Programi vjetor aksionar për vitin 2020 dhe Programi “Përkrahja e BE-së për rezistencë sociale dhe ekonomike” dhe Aneksi 2 Kushtet e përgjithshme

IPA II PROGRAM VJETOR AKSIONAR I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË PËR VITIN 2019

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Komisioni Evropian e nënshkruan Marrëveshjen financiare për Programin vjetor aksionar për IPA 2019 më 5 mars 2020.

Programi vjetor aksionar i Republikës së Maqedonisë për IPA 2019 përbëhet nga katër aksione. Aksionet 3 “BE për të rinjtë” dhe 4 “BE për inkluzionin” parashohin përkrahje për politikat e vendit në sektorin “Arsimim, punësim dhe politikë sociale”.

BE PËR TË RINJTË 

Aksioni “BE për të rinjtë” i përkrah përpjekjet e Qeverisë për përmirësimin e gjendjeve me punësimin e meshkujve dhe femrave të rinj. Aksioni do të kontribuojë për përmirësimin e kualitetit, relevantes dhe inkluzivitetit të sistemit nacional për arsimimin dhe trajnimet profesionale, dhe përmirësimin e mundësive për punësimin e të rinjve.

Rezultatet e pritura

  • Ofertë e përmirësuar e programeve akreditive për arsimimin profesional dhe trajnimin dhe numrin e rritur të ofruesve të arsimimit dhe trajnimit profesional;
  • Kompetenca të avancuara të kuadrit mësimor dhe të tjerëve në qendrat rajonale për arsimimi dhe trajnim profesional në pajtim me planet për zhvillimin e resurseve njerëzore dhe kritereve të akreditimit;
  • Garancisë së implementuar për të rinjtë.

Njëkohësisht do të forcohen kapacitetet e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale për koordinimin, zbatimin, përcjelljen dhe komunikimin e reformave në arsim, punësim dhe politikë sociale.

 Indikatorët për përcjelljen e përparimit të zbatimit të reformave

  • Shkalla e punësimit të të rinjve (15-29);
  • Shkalla e personave që largohen herët nga arsimimi, sipas gjinisë (18-24);
  • Përqindja e të rinjve të përfshirë në Garancinë e të rinjve, të cilët në periudhën prej katër muajve pas përfshirjes në Garancinë për të rinjtë kanë pasur dalje të suksesshme (ose janë punësuar ose janë kyçur në ndonjë trajnim të caktuar ose masë tjetër aktive);
  • Numri i qendrave të themeluara rajonale për arsimim profesional dhe trajnim në rajonin Verilindor, Veriperëndimor dhe jugperëndimor’
  • Numri i kualifikimeve për arsimim profesional dhe trajnim, të hapura për vlerësim të mësimit joformal dhe informal;
  • Përqindja e kuadrit (arsimor) në qendrat rajonale për arsimim profesional dhe trajnim, të trajnuar në pajtim me planet për zhvillimin e resurseve njerëzore/Përqindja e kuadrit në qendrat rajonale për arsimim profesional dhe trajnim për punë, me student me nevoja të posaçme arsimore;
  • Numri it ë rinjve të kyçur (regjistruar) në Garancinë për të rinjtë (hyrje në Garancinë për të rinjtë në rajonin Verilindor, Veriperëndimor dhe jugperëndimor);
  • Numrin e të punësuarve në Agjencinë e Punësimit si persona të trajnuar për zbatimin e Garancisë për të rinjtë;
  • Numri i qendrave të modernizuara për punësim në rajonin Verilindor, jugperëndimor dhe atë të Pollogut.

 Financimi dhe mënyra e implementimit

Buxheti i përgjithshëm i aksionit “BE për të rinjtë” është 16,5 milion €.

Ku aksion do të implementohet përmes përkrahjes sektoriale buxhetore që nënkupton përkrahje financiare të buxhetit shtetëror të kushtëzuar me zbatimin e politikave të përcaktuara në një sferë të dhënë (sektor), në këtë rast politikat për arsimim dhe punësim, Kjo mënyrë e implementimit të fondeve të BE-së për herë të parë zbatohet në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Aksioni “BE për të rinjtë” menaxhohet drejtpërdrejt nga Delegacioni i BE-së. Mjetet e programit do të paguhen në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes Ministrisë së Financave. Realizimi i rezultateve është obligim i Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, si dhe Agjencisë së Punësimit të RMV, Qendrës për arsimim të mesëm profesional, Qendrës për arsimimin e të rriturve, Byrosë për zhvillimin e Arsimit, si dhe institucione të tjera.

BE për inkluzionin

Aksioni “BE për inkluzionin” do të kontribuojë për uljen e varfërisë në vend. Qëllimi është që të përmirësohet inkluzioni social, arsimor dhe ekonomik i personave që bëjnë pjesë në grupet më të rrezikuara.

Rezultatet e pritura

  • Strehimi i përmirësuar, arsimimi dhe mundësitë ekonomike për Romët dhe të tjerët që jetojnë në varfëri të thellë;
  • Qasje e përmirësuar në institucionet arsimore për personat me pengesa, përmes adaptimit të objekteve të shkollave fillore dhe të mesme, si dhe fakulteteve për arsimim inkluziv;
  • Qasje e përmirësuar deri te shërbimet në shoqëri për grupet e rrezikuara.

Indikatorët për përcjelljen e përparimit gjatë zbatimit të aksionit

  • Numri i personave (romë dhe persona që jetojnë në varfëri të thellë) të cilët shfrytëzojnë shërbimet për punësim;
  • Numri i fëmijëve (nga familjet rome dhe familjet që jetojnë në varfëri të thellë) të të përfshirë në procesin arsimor;
  • Numri i lagjeve të legalizuara të romëve;
  • Numri i shtëpive të romëve dhe familjeve që jetojnë në varfëri të thellë të cilat janë të ndërtuara, rinovuara ose të lidhura me sistemin komunal të kanalizimit me përkrahje financiare nga ky aksion;
  • Numri i shkollave fillore dhe të mesme, si dhe fakulteteve të cilët me ndihmë financiare të këtij aksioni janë bërë të qasshme edhe për personat me pengesa;
  • Numri i shërbimeve të zhvilluara sociale në bashkësi me përkrahje financiare të këtij aksioni.

 

Financimi dhe mënyra e implementimit

Buxheti i përgjithshëm i Aksionit “BE për inkluzionin” është 7,35 milion , në të cilat BE (IPA) merr pjesë me 6, 5 milion €.

Aksioni BE për inkluzionin” menaxhohet drejtpërdrejt nga Delegacioni i BE-së.

Zbatimi i projekteve do të realizohet sipas rregullave për furnizime publike të BE-së, ndërsa Delegacioni i Bashkimit Evropian do të jetë organ përgjegjës. Është planifikuar që të ndahen marrëveshje për furnizime, ndërtime, shërbime dhe grande.

 

Dokumente

IPA II PROGRAM AKSIONAR 2017, AKSIONI 4 “BE PËRKRAHJE E ARSIMIT,, PUNËSIMIT DHE POLITIKËS SOCIALE”

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Komisioni Evropian e nënshkruan Marrëveshjen Financiare për Programin aksionar vjetor për IPA 2017 më 5 nëntor 2018. Programi aksionar vjetor i Republikës së Maqedonisë për IPA 2017 përbëhet nga katër aksione. Aksioni 4 parasheh përkrahjen për politikat e vendit në sektorin “Arsimim, punësim dhe politikë sociale”.

Qëllimi

Qëllimi i aksionit është që të ulet shkalla e papunësisë, të rritet pjesëmarrja në tregun  e punës, veçanërisht për të rinjtë dhe femrat, të rritet qasja deri te arsimimi kualitativ dhe trajnimet, të përmirësohen aftësitë dhe të modernizohet sistemi i mbrojtjes sociale.

Korniza financiare

Vlera e përgjithshme e Aksionit 4 “BE për përkrahjen e arsimimit, punësimit dhe politikës sociale” është 25,150 milion euro, në të cilat BE (IPA) merr pjesë me 23,7 milion euro.

Rezultate, projekte dhe mënyra e implementimit

Aksioni ”Mbështetja e BE-së për arsimin, punësimin dhe politikën sociale” zbatohet përmes projekteve (aktiviteteve) që duhet të kontribuojnë në arritjen e katër rezultateve në fushat e arsimit, punësimit dhe tregut të punës, mbrojtjes sociale dhe përfshirjes sociale.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës janë bartëse (shfrytëzues) të projekteve. Zbatimi i projekteve do të bëhet sipas rregullave të BE-së për prokurimin publik nëpërmjet dy autoriteteve kontraktore: autoriteti kontraktor për projektet në fushën e arsimit dhe punësimit është Sektori i Financimit Qendror dhe Kontraktim në Ministrinë e Financave, ndërsa autoriteti kontraktor për projekte në fushën e mbrojtjes sociale është Delegacioni i BE-së.

Në vijim jepet një pasqyrë e projekteve të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale që financohen nga ky aksion, të grupuara sipas rezultateve dhe autoritetit kontraktor:

Rezultati 1: Forcimi i udhëheqjes, politikave dhe statistikave në sektorin ”Arsimi, Punësimi dhe Politika Sociale”

Autoriteti kontraktor: Delegacioni i BE-së

Përmirësimi i cilësisë së të dhënave dhe forcimi i politikëbërjes në sektorin “Arsimi, Punësimi dhe Politika Sociale”(projekti zbatohet nga janari 2020)

Forcimi i dialogut social (projekti zbatohet nga janari 2019)

Rezultati 2: Akses i barabartë në arsimin cilësor gjithëpërfshirës

Autoriteti kontraktor: Sektori për Financimin Qendror dhe Kontraktim / Ministria e Financave

Përmirësimi i cilësisë së arsimit dhe kujdesit parashkollor 

Ndërtimi i kopshteve në dy komuna (projektet janë në përgatitje)

Rezultati 3: Mundësi e përmirësuar e punësimit dhe aksesi në tregun e punës dhe punë të denjë

 Autoriteti kontraktor: Sektori për Financim Qendror dhe Kontraktim / Ministria e Financave

Aktivizimi i grupeve të rrezikuara në tregun e punës (projekti zbatohet nga shtatori 2019)

Përmirësimi i kushteve të punës (projekti zbatohet nga nëntori 2019)

Rezultati 4: Cilësia e përmirësuar dhe disponueshmëria e shërbimeve sociale

Autoriteti kontraktor: Delegacioni i BE-së

Mbështetje për modernizimin dhe deinstitucionalizimin e shërbimeve të mbrojtjes sociale (projekti zbatohet nga maji 2019)

Mbështetje për procesin e deinstitucionalizimit në sektorin social (projektet zbatohen nga janari 2020)

Mbështetje për ndërmarrjet sociale (projekti zbatohet nga gushti 2019)

Lehtësimi i përfshirjes sociale të romëve (projektet zbatohen nga nëntori 2019)

 

Dokumente


Institucionet e ndërlidhura

IPA I

IPA IInstrumenti për Asistencën e Para-Aksesit (IPA) 2007-2013, Komponenti IV “Zhvillimi i Burimeve Njerëzore”

Komponenti IV i Instrumentit të Asistencës së Para-Aksesit është mbështetja financiare nga Bashkimi Evropian për periudhën 2007-2013 në fushat e punësimit dhe përfshirjes sociale. Për periudhën 2007-2013, buxheti total për këtë komponent është rreth 64 milionë euro. Nga kjo shumë 85% është pjesëmarrja e Bashkimit Evropian, ndërsa pjesa tjetër janë mjete nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë.

Komponenti IV i Instrumentit të Asistencës së Para-Aksesit zbatohet përmes Programit Operativ shumëvjeçar “Zhvillimi i Burimeve Njerëzore”. Programi Operativ mbështet një sërë projektesh në tri fusha prioritare: punësim, arsim dhe trajnim dhe përfshirje sociale. Projektet ndryshojnë në natyrën, qëllimin dhe madhësinë e tyre. Disa nga projektet ndihmojnë drejtpërdrejt të rinjtë, të papunët afatgjatë, gratë dhe anëtarët e grupeve me pakicë etnike në të gjithë vendin për të fituar aftësi dhe për të hyrë në tregun e punës. Janë realizuar edhe projekte që përmirësojnë aftësitë dhe mënyrën e punës së punonjësve në institucionet shtetërore dhe institucionet publike për shërbim më të mirë të përdoruesve.

Programi Operativ “Zhvillimi i Burimeve Njerëzore 2007-2013” është përgatitur nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës në bashkëpunim me agjencitë dhe institucionet përkatëse, duke përfshirë partnerët socialë dhe organizatat joqeveritare.

Programi zbatohet nga Sektori për Financim Qendror dhe Kontraktim në Ministrinë e Financave (http://cfcd.finance.gov.mk) dhe departamentet IPA në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, të cilat janë të obliguara për përgatitjen dhe monitorimin e programit dhe projekteve.

Programi operacional i rishikuar për komponentin IPA “Zhvillimi i Burimeve Njerëzore 2007-2013 (2012-2013)”


****Për më shumë informacione lidhur me projektet e financuara përmes Programit Operativ për zhvillimin e burimeve njerëzore 2007-2013 (IPA komponenta 4), vizitoni ueb-faqen në vijim: http://ophrd.finance.gov.mk/mk/%D0%B4%D0%BE%D0%BC%D0%B0/

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.