Siguria dhe shëndeti gjatë punës (SSHP) paraqet një prej rregullave themelore të punëtorëve, që është përcaktuar si e tillë në kuadër të konventave të Organizatës ndërkombëtare të punës, në legjislaturën e Bashkimit Evropian, Deklaratën sociale Evropiane të Këshillit të Evropës, kurse e njëjta është garantuar si e drejtë edhe me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Sfera e sigurisë dhe shëndetit gjatë punës, si e jashtëzakonshme dhe komplekse dhe para se gjithash edhe sferë multi-sektoriale dhe multi disiplinore, është e rregulluar me një numër të madh të akteve ligjore dhe nënligjore, kurse për zbatimin dhe implementimin e tyre është e domosdoshme të ketë koordinim, komunikim dhe bashkëpunim ndërmjet institucioneve dhe organeve të ndryshme, partnerëve social si dhe subjekte tjera relevante.

Siguria dhe shëndeti gjatë punës në Republikën e Maqedonisë së Veriut është rregulluar me më tepër akte ligjore të cilat përfshijnë edhe aspekte të ndryshme të kësaj sfere, ndërmjet të cilave:

  • Ligji për sigurinë dhe shëndetin gjatë punës;
  • Ligji për marrëdhëniet e punës;
  • Ligji për mbrojtje shëndetësore;
  • Ligji për sigurim pensional dhe invalidor;
  • Ligji për sigurimin shëndetësor;
  • Ligji për inspektimin e punës;
  • Ligji për inspektimin teknik;
  • Ligji për evidencat nga sfera e punës;
  • Ligji për evidencat nga sfera e shëndetësisë;
  • Ligji për mbrojtje nga shqetësimi në vendin e punës.

Janë miratuar edhe një numër i madh i akteve nënligjore (rregullore) të cilat në mënyrë shtesë i rregullojnë dhe përcaktojnë pjesë dhe aspekte të ndryshme nga sfera e SSHP.

Së këndejmë edhe më shumë institucione dhe trupa kanë kompetencat e tyre në raport me pjesët dhe aspektet e ndryshme të sigurisë dhe shëndetit gjatë punës, siç janë:

  • Ministria e Punës dhe Politikës Sociale;
  • Ministria e Shëndetësisë;
  • Ministria e Ekonomisë;
  • Ministria e Transportit dhe Lidhjeve;
  • Inspektorati Shtetëror i Punës;
  • Inspektorati Shtetëror për Inspektim Teknik;
  • Instituti i mjekësisë së punës;
  • Fondi për sigurim shëndetësor;
  • Fondi për sigurimin pensional dhe invalidor;
  • Këshilli i sigurisë dhe shëndetit gjatë punës, etj.

Krahas ekzistimit të kornizës adekuate ligjore e cila e rregullon sferën dhe funksionimin e institucioneve, trupave dhe organeve kompetente, për vendosjen dhe funksionimin e sistemeve efektive dhe mekanizmave për siguri dhe shëndet gjatë punës, me rëndësi të jashtëzakonshme është “partneriteti social” dhe përfshirja aktive dhe e vazhdueshme, koordinimi, bashkëpunimi dhe informimi i ndërsjellë i punëdhënësve dhe punëtorëve, në nivele të ndryshme të organizimit, në të gjitha çështjet, politikat dhe intervenimet të cilat ndikojnë në sigurinë dhe shëndetin në vendet e punës. Në këtë pjesë kontribut më të madh me punën e tyre në Republikën e Maqedonisë së Veriut e japin edhe opinion profesional dhe sektori civil, i përfaqësuar përmes shoqatave të profesionistëve nga sfera e sigurisë gjatë punës dhe mjekësia e punës.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.