GRUPI SEKTORIAL I PUNËS “ARSIMI, PUNËSIMI DHE POLITIKA SOCIALE”

Grupi i punës për sektorin “Arsimi, punësimi, dhe politika sociale” (shkurtuar nga Grupi sektorial i punës) e mbajti takimin konsultues më 4 nëntor 2015. Sipas Rregullores së punës, ajo ka mandate të shumëfishta, por në rend të parë paraqet forum ndër resorëve për udhëheqjen e dialogut për politikat e arsimit, punësimit dhe mbrojtjes sociale, si dhe për vlerësimin e përparimit të sektorit. Për shembull, grupi e përcjell dhe vlerëson përparimin e zbatimit të programit për reforma në punësim dhe politikë sociale 2020 (ESRP), si dhe detyra tjera në lidhje me procesin e monitorimit dhe raportimit për përparimin e sektorit.

Më tej, grupi sektorial i punës është vend ku përcaktohen prioritetet që do të financohen nga BE-ja, ku do të përcillet implementimi i tyre dhe do të realizohet koordinimi i ndihmës së përgjithshme të huaj. Në këtë mënyrë, mjetet e disponueshme nga burimet e ndryshme do të orientohen drejt përkrahjes së politikave nacionale.

Grupi sektorial i punës koordinohet nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ku në të bëjnë pjesë përfaqësues të institucioneve të obliguara për krijimin e politikave dhe strategjive sektoriale, integrimeve evropiane dhe IPA. Më konkretisht, në këtë grup të punës janë të kyçur përfaqësuesit nga organet e ndryshme shtetërore dhe institucionet që si kompetencë kanë implementimin e politikave të arsimit, punësimit dhe mbrojtjes sociale.

Sipas nevojës, varësisht nga prioritetet e dokumenteve strategjike dhe programore, në punën e grupit mund të kyçen edhe institucione të tjera me kompetenca në arsim, punësim dhe politikë sociale.

Duke filluar nga viti 2018, përfaqësuesit e sektorit civil marrin pjesë në punën e grupit. Bashkëpunimi me sektorin civil dhe organizatat e tjera të interesuara dhe relevante, realizohet përmes konsultimeve tematike, informimeve etj.

Përfundimisht, duke marrë parasysh faktin se grupi i punës është përgjegjës për koordinimin e donatorëve në sektor, gjatë punës së tij i integron edhe donatorët (BE, donatorët bilateral) dhe organizatat ndërkombëtare (p.sh MOT, UNDP, USAID, UNICEF, UN Gratë, Banka Botërore etj.)

Grupi sektorial i punës takohet në përbërje plenare së paku dy herë gjatë vitit. Duke filluar nga viti 2018 me takimet plenare kryesojnë ministrat e Punës dhe Politikës Sociale dhe ai i Arsimit dhe Shkencës.

Dokumente

Rregullore për punën e GSP (versioni në maqedonisht)

Rregullore për punën e GSP (versioni në anglisht)

 

Seanca plenare të Grupit Sektorial të Punës

Kontakte 

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale

Sektori për Integrim Evropian dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar

Adresa: rr. Dame Gruev, nr. 14, 1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Zyrtarë për kontakt:

Aleksandra Sllavkovska, udhëheqëse e Sektorit për Integrim Evropian dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar,

tel.: +389 (2) 3106 358

Ankica Ivanovska, ndihmës udhëheqëse e Sektorit për Integrim Evropian dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar,

tel.: +389 (2) 3106 358

Gordana Trenkoska, udhëheqëse e Njësisë për koordinim dhe implementim të instrumenteve financiare të BE në Sektorin për Integrim Evropian dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar,

tel.: +389 (2) 3106 469

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.