14.05.2024

Vellkovski: Në Maqedoni çdo fëmijë do të marrë Garancinë Evropiane për Fëmijë

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Gjoko Vellkovski sot në Ditën Ndërkombëtare të Familjes tha se familja është themeli i ditës së sotme, fëmijët krijohen nga mjedisi familjar dhe prej aty ndërtohet bota e ardhshme.

Çdo fëmije duhet t'i garantohet mbrojtje dhe të sigurohet rritje dhe zhvillim dinjitoz.

“Një numër i madh fëmijësh në vendin tonë jetojnë në varfëri, të përjashtuar nga sistemet e mbrojtjes dhe të privuar nga shumë të drejta. Fëmijë të tjerë mbeten pa familjet e tyre biologjike. Vendi i tyre është të vazhdojnë të jetojnë në familje, me ndihmën dhe mbështetjen e kujdestarëve, sepse kjo është forma më e afërt me familjen”, theksoi Vellkovski.

Sipas tij, për kujdestarët nuk duhet të jenë paratë motiv për t'u bërë kujdestar, por dashuria dhe pranimi.

Ministri Vellkovski sot në Ditën Ndërkombëtare të Familjes ka vizituar një familje kujdestare në komunën e Çairit, ku janë duke u kujdesur për 5 fëmijë.

“Urime për shembuj të tillë. Nga kjo familje do të rriten individë të shëndetshëm që do të ndërtojnë një shoqëri të shëndetshme. Mezi pres të shoh se si do të shpërblehet investimi në fëmijë”, tha ministri Vellkovski.

Ai paralajmëroi krijimin e një politike për futjen e Garancisë Evropiane për Fëmijët në mënyrë që të sigurohet që çdo fëmijë të ketë akses në shërbime cilësore.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.