Царовска: Децата од најмала возраст треба да стекнуваат навики за заштита на животна средина

Министерката за труд и социјална политика Мила Царовска, заменик министерот Ѓонул Бајрактар, градоначалникот Висар Ганиу, и швајцарската амбасадорка Сибил Сутер Техада денеска присуствуваа на првиот едукативен настан од проектот „Чисти и здрави“ што ќе се спроведува во градинките низ Општина Чаир.  Спроведувањето на проектот со којшто се јакне свеста за еколошката средина започна во градинката „Фидани“ и нуди едукативни содржини наменети за децата од предучилишна возраст.

Министерката Царовска во своето обраќање рече дека е многу важно децата од најмала возраст да учат и да стекнуваат позитиви навики со кои сите заедно ќе ја зголемиме еколошката свест.

„Она што денеска го правите со промоција на екологијата во предучилишното обраование можеби е мала интервенција во една градинка, но е голем влог во заедниците и во иднината.  Ова треба да биде поттик ваквите активности да станат редовни активности во сите градинки. Ние како Влада навистина вложуваме во предучилишното образование и тоа го чувствувате сите. Инвестираме во инфраструктурата на градинките, во јакнењето на кадарот и во зголемувањето на платите на воспитувачите и градинките. Исто така, работиме на создавање на квалитетни програми за работа со децата. Ако тука не направиме доволно квалитетни програми и не ги зајакнеме нашите деца во најраната возраст тие помалку резултати ќе постигнат и во основното образование и во средното образование и понатаму на пазарот на труд. Еден од сегментите е и животната средина и јас сум сигурна дека ваквата едукација ќе даде позитивни резултати во секојдневната заштита на животната средина“, рече Царовска.  


Проектот „Чисти и здрави” е финансиран од страна на „Цивика мобилитас” и имплементиран од страна на Балкан Економик Форум (БЕФ) во соработка со Општина Чаир. Основна цел на едукативните настани е преку игра и забава да се влијае  врз подигнување на свеста кај децата за чиста животна средина.

Carovska: Fëmijët që nga mosha e hershme duhet të marrin shprehi për mbrojtjen e mjedisit jetësor

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska, zv/ministri Gjonul Bajraktar, kryetari i komunës Çair, Visar Ganiu dhe ambasadorja zvicerane Sibil Suter Tehada morën pjesë në ngjarjen e parë edukative nga projekti “Të pastër dhe të shëndetshëm” që do të zbatohet në kopshtet e komunës Çair. Zbatimi i projektit me të cilin përforcohet vetëdija për mjedis ekologjik filloi në kopshtin “Fidani” dhe ofron përmbajtje edukative për fëmijët e shkollës parashkollore. Ministrja Carovska në fjalën e saj theksoi se është shumë me rëndësi që fëmijët që nga mosha e hershme të mësojnë shprehitë pozitive me të cilat të gjithë së bashku do të rrisim vetëdijen ekologjike. 

“Këtë që jeni duke e bërë sot me promovimin e ekologjisë në arsimin parashkollor ndoshta është intervenim i vogël në një kopsht, por është investim i madh në komunitetet dhe në të ardhmen. Kjo duhet të jetë nxitje që aktivitetet e këtilla të bëhen aktivitete të rregullta në të gjitha kopshtet. Ne si Qeveri vërtetë investojmë në arsimin parashkollor dhe këtë jeni duke e ndjerë të gjithë. Investojmë në infrastrukturën e kopshteve, në përforcimin e kuadrit dhe në rritjen e pagave të edukatorëve. Po ashtu, punojnë edhe në krijimin e programeve cilësore për punë me fëmijë. Nëse këtu nuk bëjmë programe të mjaftueshme cilësore dhe nëse nuk i ndërgjegjësojmë fëmijët tanë në moshë të hershme, ata do të shënojnë më pak rezultate edhe në arsimin fillor edhe në atë të mesëm e më pas edhe në tregun e punës. Një nga segmentet është mjedisi jetësor dhe unë jam e sigurt se edukimi i këtillë do të japë rezultate pozitive në mbrojtjen e përditshme të mjedisit jetësor”, theksoi Carovska. 

Projekti “Të pastër dhe të shëndoshë” është financuar nga Civica Mobilitas dhe implementohet nga Ballkan Ekonomik Forum (BEF) në bashkëpunim me komunën e Çairit. Qëllimi kryesor i ngjarjeve edukative është përmes lojës dhe argëtimit të ndikohet në rritjen e vetëdijes tek fëmijët për mjedis të pastër jetësor.