Царовска на конференцијата ,,Семејство за секое дете'': Заклучно со 2020-та ниту едно дете од 0 до 3 години нема да биде во институција

Министерката за труд и социјална политика Мила Царовска, шефот на Делегацијата на Европската унија, Самуел Жбогар и претставникот на УНИЦЕФ, Бенџамин Перкс ја отворија Конференција: ,,За секое дете, семејство”  посветена на  заложбата на Владата до 2020 година да се стави крај на сместувањето на деца под 3-годишна возраст во големи институции.

Конференцијата е во организацја на Министерството за труд и социјална политика заедно со УНИЦЕФ и на неа учествуваа околу 300 учесници кои разговараа околу начините за забрзување на оваа најавена реформа на Владата на РМ.

Имено, податоците на УНИЦЕФ покажуваат дека околу 250 деца во Македонија, од кои 70 се на возраст под три години, го немаат правото да живеат во семејна средина.

Токму тоа е и целта, да се изнајдат начини за обезбедување услови за секое дете во земјата да расте во безбедна и грижлива семејна средина.

  Конференцијата е можност да се проговори и за превентивните активности и поддршката на биолошките семејства, развивањето на нови форми на згрижување, развивањето на системот на згрижувачки семејства, за инвестиции во подобрување на квалитетот на алтернативни решенија за грижа преку нивна стандардизација, вложување во рана детекција и рана интервенција, и вложување во самите деца преку зголемување на инвестициите во предучилишното образование и раниот детски развој.

Во таа насока, и меѓународниот експерт, проф. Кевин Браун од Универзитетот во Нотингем, Британија и претставникот на УНИЦЕФ Бенџамин Перкс одржаа презентации за ефектите од институционалното згрижување врз раниот детски развој, врз основа на најновите сознанија во неврологијата, психологијата и педијатријата во светот.

 Во своето обраќање министерката за труд и социјална политика Мила Царовска потенцираше дека:,,Институциите не го даваат ефектот на развој и грижа за децата. Оваа конференција ќе ја заокружиме со јавна заложба дека ќе останеме посветени на оваа реформа и дека ќе создадеме услови- децата од 0-3 години до 2020 година повеќе да не се сместуваат во облиците на институционална заштита.

Бидејќи секое дете е важно и бидејќи секое дете треба да расте со топлина, љубов и грижа од друго човечко суштество”, рече Царовска.

,,Многу добро разбираме дека сместувањето дете во институција има непосредно и штетно влијание врз развојот на детето.“ рече г. Самуел Збогар, шеф на Делегацијата на Европската унија и додаде:„Европските насоки за транзиција од институција кон грижа на ниво на заедницата нагласува дека кога станува збор за многу мали деца, дури и краткотрајното сместување во институција може негативно да влијае врз развојот на мозокот и да има последици врз емотивната благосостојба за цел живот“.

Претставникот на УНИЦЕФ Бенџамин Перкс потенцираше неколку итни работи што треба да се направат.  „Треба да направиме три итни работи; прво треба да работиме со здравствениот систем и со системот на социјални услуги за да го спречиме напуштањето на децата на самиот почеток, второ треба да го подобриме и да го прошириме сместувањето во згрижувачки семејства и посвојувањето.

Трето, за децата кои не можат да останат во своето биолошко семејство треба да воспоставиме мали групни домови во кои колку што е можно повеќе ќе се реплицира семеен начин на живеење.“ 

Панелистите, пак, од Словенија, Црна Гора, Србија и Грузија - земји кои успешно воспоставија одржливи алтернативи на институционалното згрижување во заедницата  споделија практични поуки од регионот кои вклучуваат напори за спречување на напуштањето, воспоставување иновативни услуги во заедницата и алтернативни решенија за децата, со посебно внимание врз потребите на децата со попреченост, како и ресурсите за одржување на реформата.

Водејќи се според принципот дека „Секое дете е важно“, заложбата на Владата значи обврска да се обезбедат услови за секое дете во земјата да расте во безбедна и грижлива семејна средина.

Carovska në konferencën “Familje për çdo fëmijë”: Deri në vitin 2020 asnjë fëmijë i moshës o deri 3 vjet nuk do të jetë në institucion

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska, shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian Samuell Zhbogar dhe përfaqësuesi i UNICEF-it Benxhamin Perks e hapën konferencën “Familje për çdo fëmijë”, kushtuar angazhimit të Qeverisë deri në vitin 2020 për t’i dhënë fund vendosjes së fëmijëve nën moshën 3 vjeçare në institucione të mëdha.

Konferenca është në organizim të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale së bashku me UNICEF-in dhe në të morën pjesë rreth 300 pjesëmarrës të cilët biseduan rreth mënyrave të përshpejtimit të kësaj reforme të paralajmëruar të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Në të vërtetë, të dhënat e UNICEF tregojnë se rreth 250 fëmijë në Maqedoni, prej të cilëve 70 janë nën moshën tre vjeçare, nuk kanë të drejtë të jetojnë në një mjedis familjar. Pikërisht ky është qëllimi, pra të gjenden mënyra për sigurimin e kushteve për çdo fëmijë në vend që të rritet në një mjedis familjar të sigurt dhe të kujdesshëm.

Konferenca është mundësi për të biseduar edhe për aktivitetet parandaluese dhe mbështetjen e familjeve biologjike, zhvillimin e formave të reja të kujdesit, zhvillimin e sistemit të kujdesit familjar, për investime në përmirësimin e cilësisë së zgjidhjeve alternative për kujdes përmes standardizimit të tyre, investim në zbulimin dhe ndërhyrjen e hershme dhe investimin në vetë fëmijët duke rritur investimet në arsimin parashkollor dhe në zhvillimin e hershëm të fëmijërisë.

Në këtë drejtim, edhe eksperti ndërkombëtar, prof. Kevin Braun nga Universiteti i Notingemit të Britanisë edhe përfaqësuesi i UNICEF-it, Benxhamin Perks, mbajtën prezantime mbi efektet e kujdesit institucional ndaj zhvillimit të hershëm të fëmijërisë, bazuar në zbulimet më të fundit në neurologji, psikologji dhe pediatri në botë.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska, në fjalimin e saj potencoi se:“Institucionet nuk e japin efektin e zhvillimit dhe kujdesit për fëmijët. Ne këtë konferencë do ta rrumbullakojmë me një angazhim publik se do të mbetemi të përkushtuar ndaj kësaj reforme dhe se do të krijojmë kushte që për fëmijët nga 0-3 vjet deri në vitin 2020 të mos vendosen më në format e mbrojtjes institucionale, sepse çdo fëmijë është i rëndësishëm dhe mbase çdo fëmijë duhet të rritet me ngrohtësi, dashuri dhe kujdes nga një qenie tjetër njerëzore ", tha ministrja Carovska.

“Shumë mirë e kuptojmë se vendosja e fëmijëve në institucion ka ndikim të dëmshëm ndaj zhvillimit të fëmijëve”, theksoi z. Samuell Zhbogar, shef i Delegacionit të Bashkimit Evopian dhe shtoi:

“Udhëzimet evropiane për tranzicionin e institucioneve drejt kujdesit në nivel të bashkësisë vënë në pah se kur është fjala për fëmijë shumë të vegjël, madje edhe vendosja afatshkurtër në institucion mund të ndikojë negativisht në zhvillimin e trurit dhe mund të ketë pasoja për mirëqenien emocionale gjatë gjithë jetës”.

Përfaqësuesi i UNICEF-it Benxhamin Perks potencoi disa çështje urgjente që duhet të bëhen:

“Ne duhet të bëjmë tre gjëra urgjente; së pari duhet të punojmë me sistemin shëndetësor dhe me sistemin e shërbimeve sociale për të parandaluar braktisjen e fëmijëve në fillim; së dyti, duhet të përmirësojmë dhe zgjerojmë vendosjen e fëmijëve në familje dhe adoptimi. Së treti, për fëmijët që nuk mund të qëndrojnë në familjen e tyre biologjike duhet të vendosim shtëpi të vogla në grup në të cilat sa më shumë që të jetë e mundur  t’i ngjajë mënyrës familjare të jetesës.”

Nga ana tjetër, panelistët nga Sllovenia, Mali i Zi, Serbia dhe Gruzia – shtete këto që vendosën alternativa të qëndrueshme të kujdesit institucional në bashkësi kanë ndarë përvoja praktike nga rajoni që përfshijnë përpjekjet për të parandaluar braktisjen, vendosjen e shërbimeve inovative në bashkësi dhe zgjidhje alternative për fëmijët, me vëmendje të veçantë për nevojat e fëmijëve me aftësi të kufizuara, si dhe burimet për të ruajtur reformën.

Duke u udhëhequr nga parimi se “Çdo fëmijë është i rëndësishëm”, angazhimi i Qeverisë nënkupton detyrim për të krijuar kushte për çdo fëmijë në vend të rritet në një mjedis familjar të sigurt dhe të kujdesshëm.