Царовска на министерски состанок во Виена: Унапредувањето на родовата еднаквост е клучно за одржлив економски раст на земјите од Западен Балкан 


Министерката за труд и социјална политика, Мила Царовска и заменик министерката за финансии, Ширет Елези учествуваат на регионалниот министерски состанок на земјите од Западен Балкан во организација на Светска банка. Состанокот, кој денеска се одржува во Виена е насловен како ,,Ослободување на потенцијалите за економски раст во Западен Балкан преку унапредување на родовата еднаквост во пристапот до економските можности’’.

Царовска е панелист во сесијата посветена на промоција на еднаквоста во претприемништвото. Целта на оваа сесија е да се дискутираат и предложат решенија кои ќе го подобрат пристапот на жените до финансиски средства и ќе го поттикнат нивното учество во претприемништвото. Еден од клучните чекори во борбата за родова еднаквост е овозможување еднаквост во пристапот до финансиски средства и имот, што директно се одразува врз независноста и подобрувањето на статусот на жените во општеството. 

Според проценките, во просек 18 проценти од БДП се губат секоја година поради родовиот јаз на пазарот на труд. Иако се забележува напредок во однос на инклузивноста во економските можности во земјите од регионот, продолжува работата во оваа насока. На денешната средба, земјите од Западен Балкан ќе ја потпишат заедничката заложба која потврдува дека економскиот развој ќе вклучува и цврста определба за родова еднаквост во пристапот до економски можности. 

 

Carovska në takimin ministror, në Vjenë: Avancimi i barazisë gjinore është kryesore për rritjen ekonomike të qëndrueshme të vendeve të Ballkanit Perëndimor

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Mila Carovska dhe zëvendësministrja e Financave Shiret Elezi marrin pjesë në takimin ministror rajonal të vendeve të Ballkanit Perëndimor, i organizuar nga Banka Botërore. Takimi, i cili po mbahet sot në Vjenë është titulluar “Çlirimi i potencialeve për rritjen ekonomike në Ballkanin Perëndimor përmes promovimit të barazisë gjinore në qasjen në mundësitë ekonomike”.

Carovska është paneliste në seancën e dedikuar për promovimin e barazisë në ndërmarrësi. Qëllimi i këtij sesioni është diskutimi dhe propozimi i zgjidhjeve që do të përmirësojnë qasjen e grave në burimet financiare dhe do të inkurajojnë pjesëmarrjen e tyre në ndërmarrësi. Një nga hapat kryesorë në luftën për barazinë gjinore është sigurimi i barazisë në qasjen ndaj mjeteve financiare dhe pronës, që drejtpërdrejtë reflektohet në pavarësinë dhe përmirësimin e statusit të grave në shoqëri.

Sipas vlerësimeve, mesatarisht 18 për qind e BPV-së humben çdo vit për shkak të ndarjes gjinore në tregun e punës. Ndonëse vërehet përparim në drejtim të përfshirjes në mundësitë ekonomike në vendet e rajonit, puna vazhdon në këtë drejtim. Në takimin e sotëm, vendet e Ballkanit Perëndimor do të nënshkruajnë një angazhim të përbashkët që konfirmon se zhvillimi ekonomik do të përfshijë përcaktim të vendosur për barazinë gjinore në qasjen në mundësitë ekonomike.