Царовска на средба со австриската министерка Клајн: Создаваме услуги за полесно вработување и намалување на сиромаштијата

Тековните реформи во системите за социјална заштита, професионална рехабилитација на лица со попрченост, вработување на млади лица, демографски развој и гржа, беа само дел од темите на денешната билатерална средба во Скопје на министерките а труд и социјална политика на Австрија и Северна Македонија, Хартингер Клајн и Мила Царовска.

На средбата министерките Клајн и Царовска разговараа за можностите за соработка помеѓу двете земји и реализација на заеднички реформски процеси.

„Подготвивме пакет законски решенија со коишто го преобразуваме целото општество и треба да ја намалат сиромаштијата преку активација на пазарот на труд на лицата во социјален ризик. Овие законски реформи во моментот се во собраниска процедура. Изминатиот период исто така бевме единствена замја којашто не e членка на ЕУ, а којашто ја спроведе Гаранцијата за млади. Оваа мерка е дел од Оперативниот план за вработување и годинава, бидејќи нејзиното спроведување минатата година  даде одлични резултати“, рече министерката Царовска.

Австриската министерка Клајн ја поздрави социјалната реформа што ја подготви Министерството за труд и социјална политика на Северна Македонија и посочи дека ваквите реформски чекори се дел од процесите што земјата треба да ги спроведе на патот кон ЕУ. Клајн посочи дека во целиот овој процес се многу важни и услугите што ги нуди државата во сите сегменти на социјалната заштита.

„Целта на нашата Влада е што повеќе лица да се активни на пазарот на труд со помош на мрежата на услуги коишто ги нудиме за нивна интеграција“, рече Клајн.

Carovska më takim me ministren austriake Klajn: Krijojmë shërbime për punësim më të lehtë dhe ulje të varfërisë

Reformat aktuale në sistemet për mbrojtje sociale, rehabilitim profesional të personave me aftësi të kufizuara, punësimin e të rinjve, zhvillimi dhe kujdesi demografik ishin pjesë e temave të takimit të sotëm dypalësh në Shkup të ministres së Punës dhe Politikës Sociale të Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut, Hartinger Klajn dhe Milla Carovska.

Në takim ministret Klajn dhe Carovska kanë biseduar për mundësitë për bashkëpunim midis të dyja vendeve dhe realizim të proceseve të përbashkëta të reformave.

“Hartuam një pako të zgjidhjeve ligjore me të cilën e transformojmë të gjithë shoqërinë dhe të cilat duhet ta ulin varfërinë  përmes aktivizimit të tregut të punës të personave në rrezik social. Këto reforma ligjore për momentin janë në procedurë kuvendore. Periudhën e kaluar, gjithashtu, ishim vendi i vetëm i cili nuk është anëtar i BE-së, ndërsa e ka zbatuar Garancinë për të rinj. Kjo masë është pjesë e Planit operativ për punësim edhe sivjet, sepse zbatimi i tij ka dhënë rezultate të shkëlqyera”, tha ministrja Carovska.

Ministrja austriake Klajn e përshëndeti reformën sociale që e ka hartuar Ministria e Punës dhe Politikës Sociale të Maqedonisë së Veriut dhe theksoi se hapat e këtillë të reformave janë pjesë e proceseve që vendi duhet t’i zbatojë në rrugën drejt BE-së. Klajn theksoi se në të gjithë këtë proces janë shumë të rëndësishme edhe shërbimet që i ofron shteti në të gjitha segmentet të mbrojtjes sociale.

“Qëllimi i Qeverisë sonë është që sa më shumë persona të jenë aktivë në tregun e punës me ndihmën e rrjetit të shërbimeve që i ofrojmë për integrimin e tyre”, tha Klajn.