Европската Унија ја поздрави социјалната реформа, со новите закони се намалува сиромаштијата во Република Северна Македонија

„Се забележува напредок во социјалната инклузија и заштита. Сиромаштијата е сѐ уште сериозен проблем, но се очекува подобрување на состојбата со новиот Закон за социјална заштита кој овозможува гарантиран минимален приход за сите невработени“, се вели во извештајот на ЕУ во однос на напредокот на Република Северна Македонија во делот на труд и социјална политика. 

Социјалната реформа предвидува унапредување на правата на лицата со попреченост и сите ранливи категории, што е во согласност со заклучоците на ЕУ според кои лицата со попреченост и Ромите се во најголем ризик од сиромаштија. 

Во извештајот се поздравува и воведувањето на таканаречената социјална пензија, имплеметацијата на „Гаранцијата за млади“ и пилотирањето на услугата персонална асистенција, која во новиот Закон станува и загарантирано право. За „Гаранцијата за млади“ се вели дека е многу важен и позитивен чекор за намалување на младинската невработеност во земјата. Преку оваа мерка изминатата година се вработија 1.839 млади. 

За оваа година МТСП издвои 300% повисок буџет за предучилишно образование. ЕУ ги истакнува инвестициите во нови градинки и високо квалитетни обуки за кадарот, како и системските мерки на министерството за поголема инклузија на децата Роми во градинките. 

Во однос на регулирање на пазарот на трудот, во извештајот се нотира вклучувањето на сите засегнати страни во подготовка на новиот Закон за работни односи. Исто така, се спомнуваат измените на Законот за минимална плата, благодарение на кои околу 90.000 работници добиваат повисоки плати, откако се изедначи минималната плата за работниците во текстилната и кожарската индустрија со други гранки. Извештајот на ЕУ, исто така, забележува пад на невработеноста од 22.4% во 2017 на 20.7% во 2018 година. Согласно извештајот новиот Закон за превенција и заштита од дискриминација, кој беше донесен во март оваа година, ќе придонесе за изедначување на мажите и жените на пазарот на трудот и во поглед на социјалните политики. Со него сексуалната ориентација и родовиот идентитет се воведуваат како основи за дискриминација и се овозможува еднаква заштита за сите граѓани.

Понатаму, се зборува за усвоената Национална стратегија за деинституционализација 2018-2027. Се истакнува дека се преземени конкретни мерки за алтернативни форми на згрижување, а паралелно се развиваат и услуги во заедницата. Во Специјалниот завод Демир Капија повеќе нема деца на возраст до 18 години, а целосно се трансформирани и домовите „11 Октомври“ и „25 Мај“. Децата се сместени во мали групни домови во Скопје, Неготино, Тимјаник и Штип, а дел се вдомени кај згрижувачи. Бројот на деца сместени во институции е намален за 75%.

МТСП ќе продолжи со системски мерки за унапредување на квалитетот на живот на сите граѓани и следење на препораките од Европската Унија, особено во делот на унапредување на работничките права.

Bashkimi Evropian e përshëndeti reformën sociale, me ligjet e reja zvogëlohet varfëria në Republikën e Maqedonisë së Veriut 

“Është shënuar progres në inkluzionin dhe mbrojtjen sociale. Varfëria ende është problem serioz, por pritet përmirësim i situatës me Ligjin e ri për mbrojtje sociale i cili mundëson të ardhura të garantuara minimale për të gjithë të papunësuarit”, thuhet në Raportin e BE-së lidhur me progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në pjesën e punës dhe politikës sociale. 

Reforma sociale parashikon avancimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara dhe të gjitha kategorive të rrezikuara, që është në pajtueshmëri me konkluzionet BE-së sipas të cilave personat me aftësi të kufizuara dhe romët janë në rrezik më të madh nga varfëria.

Në raport gjithashtu përshëndetet edhe vendosja e të ashtuquajturit pension social, implementimi i “Garancisë për të rinj” dhe shërbimi pilot i asistencës personale, i cili në Ligjin e ri bëhet  e drejtë e garantuar. Për “Garancinë për të rinj” thuhet se është një hap shumë i rëndësishëm dhe pozitiv për të ulur papunësinë e të rinjve në vend. Nëpërmjet kësaj mase, gjatë vitit të kaluar janë punësuar 1,839 të rinj.

Për këtë vit, MPPS ka ndarë 300 për qind buxhet më të lartë për arsimin parashkollor. BE-ja i potencoi edhe investimet në kopshtet e reja për fëmijë dhe trajnimet me cilësi të lartë për kuadrot, si dhe masat sistemore të Ministrisë për inkluzion më të madh të fëmijëve romë në kopshtet për fëmijë.

Lidhur me rregullimin e tregut të punës, në raport vlerësohet përfshirja e të gjitha palëve në përgatitjen e Ligjit të ri për marrëdhënie pune. Gjithashtu, përmenden ndryshimet në ligjin për pagën minimale, në sajë të së cilës rreth 90,000 punonjës marrin paga më të larta, pasi u barazua paga minimale për punëtorët në industrinë e tekstilit dhe lëkurës me degë të tjera. Raporti i BE-së, gjithashtu, vëren rënie të papunësisë nga 22.4 për qind në vitin 2017 në 20.7 për qind në vitin 2018.

Në pajtueshmëri me raportin, Ligji i ri për parandalimin dhe mbrojtjen e diskriminimit, i cili u miratua në mars të këtij viti, do të kontribuojë për barazimin e burrave dhe grave në tregun e punës dhe në aspektin e politikave sociale. Me të, orientimi seksual dhe identiteti gjinor vendosen si bazë për diskriminim dhe mundësohet mbrojtje e barabartë për të gjithë qytetarët. Më tej, flitet edhe për Strategjinë kombëtare të miratuar për de-institucionalizimin 2018-2027. Potencohet se janë ndërmarrë masa konkrete për forma alternative të kujdesit, ndërsa paralelisht zhvillohen edhe shërbimet në bashkësi. Në Entin special Demir Kapi tashmë nuk ka fëmijë në moshën deri 18 vjet, ndërsa tërësisht janë transformuar edhe shtëpitë "11 Tetori" dhe "25 Maji". Fëmijët janë akomoduar në shtëpi në grupe të vogla në Shkup, Negotinë, Timianik dhe Shtip, ndërsa një pjesë te përkujdesësit. Numri i fëmijëve të vendosur nëpër institucione është zvogëluar për 75 për qind.

MPPS-ja do të vazhdojë me masat sistemore për avancimin e cilësisë së jetesës të të gjithë qytetarëve dhe ndjekjen e rekomandimeve të BE-së, posaçërisht në pjesën e avancimit të të drejtave të punëtorëve.