Меѓународен ден за борба против сиромаштија

Заменик министерот за труд и социјална политика д-р Елми Азири се обрати на настанот по повод одбележувањето на Меѓународниот ден за борба против сиромаштијата кој го организираше Институтот за социјална работа и социјална политика при Филозофскиот Факултет-Скопје каде што се дискутираше за сиромаштијата во Република Македонија како научен и општествен предизвик и што недостасува за ефективно мапирање и справување со неа.

При тоа заменикот Азири рече дека Република Македонија бележи тренд на континуирано благо намалување на сиромаштијата и нееднаквоста. Сепак, и покрај таквите позитивни трендови, сиромаштијата во државата сеуште е на изразито високо ниво, поради што справувањето со овие предизвици и унапредувањето на состојбите кои директно влијаат на сиромаштијата остануваат еден од главните приоритети на Владата на Република Македонија.

,,Во оваа насока неопходно е да се интензивираат напорите за зајакнување и што подобро и поефикасно користење на расположливите човечки и материјални ресурси, заедничко дејствување, координација и соработка на сите релевантни субјекти во функција на побрз развој, повисок стандард, поквалитетно живеење и развиток на механизмите за социјално вклучување на ранливите категории на граѓани  во локален контекст”, рече заменик министер за труд и социјална политика д-р Елми Азири.

Во однос на намалување на сиромаштијата и социјалната исклученост, една од мерките кои досега се преземаа за поголема социјална сигурност за материјално најзагрозените семејства беше континуираното зголемување на висината на паричните надоместоци (социјалната парична помош и постојаната парична помош), како и мерките за подобрување на заштитата на лицата во ризик од социјална исклученост, преку воведување на нови парични права од социјална заштита и континуиран развој на социјалните услуги во заедницата.

Директно влијание врз состојбите со сиромаштијата и социјалната исклученост има и состојбата на пазарот на труд, политиките за вработување, поддршката во делот на креирање на нови работни места, вклучување на пазарот на труд на ранливите категории на граѓани, како и политиките и мерките во делот на образованието, јакнењето на човечкиот капитал и вештините итн. 

И покрај сѐ во 2015 година процентот на население кое живее во сиромаштија изнесува 21.5%. Имајќи ја предвид целта на Владата на Република Македонија која треба да се постигне во 2020 година за намалување на стапката на сиромаштија под 16 %, неопходно е да се преземат суштествени реформи, при што,  покрај мерките за вработување, креирање на работни места и прилагодување на образованието со пазарот на труд, потребно е да се подобри ефективноста на паричните давања и ефикасноста на бенефициите и социјалните услуги што се испорачуваат до крајните корисници.

Предвидена е една сеопфатна реформа на системот на социјална заштита во насока на создавање на можности за ефикасен одговор и справување со идентификуваните предизвици во делот на социјалната заштита, сиромаштијата и социјалната вклученост. Целта на реформата на системот на социјална заштита е да се обезбеди  правилно таргетирање  и насочување на социјалните бенефиции кон лицата и семејствата кои се наоѓаат во социјален ризик од сиромаштија  и социјална исклученост.

По повод 17-ти Октомври Меѓународниот ден за борба против сиромаштија, и здружението за хумано-општествен развој Проект Среќа, организираше прес конференција на која зема учество и заменик министерот за труд и социјална политика д-р Елми Азири.

Тој при тоа рече дека:,,Република Македонија е дефинирана по Устав како социјална држава, но за жал во реалноста ова често затајува.  Токму затоа, наша стратешка цел е да го прекинеме кругот на сиромаштија на начин што, како прво, до 2020 зацртавме дека прагот на сиромаштија ќе го намалиме под 16 %, второ, дека кругот ќе го прекинеме не само преку давање и исплаќање на парична помош на социјално исклучените лица туку и со нивно активно вклучување во пазарот на трудот со создавање на можности за нивно вработување. Покрај ова, потребно е да се подобри ефективноста и ефикасноста на паричните давања бидејќи досегашниот дизајн на социјалните трансфери е доста нерамномерен и неадекватен и за надминување на оваа состојба, предвидена е една сеопфатна реформа на системот на социјална заштита во насока на обезбедување на правилно таргетирање и насочување на социјалните бенефиции кон лицата и семејствата кои се наоѓаат во социјален ризик од сиромаштија  и социјална исклученост”.

Dita ndërkombëtare për luftën kundër varfërisë

Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, Dr. Elmi Aziri, mbajti fjalim në ngjarjen që u organizua me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare për Luftën kundër Varfërisë, nga Instituti për Punë Sociale dhe Politikë Sociale pranë Fakultetit Filozofik – Shkup, ku u diskutua për varfërinë në Republikën e Maqedonisë si sfidë shkencore dhe sociale, e cila mungon për hartim efektiv dhe ballafaqim me të.

Zëvendësministri Aziri gjatë fjalimit të tij tha se Republika e Maqedonisë shënon trend pozitiv të reduktimit të vazhdueshëm të lehtë të varfërisë dhe pabarazisë. Megjithatë, edhe përpos trendeve të tilla pozitive, varfëria në vend ende është në nivel jashtëzakonisht të lartë, kështu që ballafaqimi me këto sfida dhe avancimi i gjendjes, që drejtpërsëdrejti ndikon ndaj varfërisë, mbetet një nga prioritetet kryesore të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

“Në këtë drejtim është e nevojshme të intensifikohen përpjekjet për përforcim dhe shfrytëzim më të mirë dhe më efikas të burimeve njerëzore dhe materiale që janë në dispozicion, veprime të përbashkëta, koordinim dhe bashkëpunim të të gjitha subjekteve relevante në funksion të zhvillimit të shpejtë, standardit më të lartë, jetës më cilësore dhe zhvillim të mekanizmave për përfshirjen sociale të kategorive të ndjeshme të qytetarëve në një kontekst lokal”, theksoi zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, Dr. Elmi Aziri.

Sa i përket uljes së varfërisë dhe përjashtimit social, një nga masat që janë ndërmarrë deri më tani për siguri më të madhe sociale për familjet më të prekura materialisht është rritja e vazhdueshme e shumës së përfitimeve në para (ndihma financiare sociale dhe asistenca e përhershme financiare), si dhe masat për përmirësimin e mbrojtjes së personave në rrezik nga përjashtimi social nëpërmjet  futjes së të drejtave të reja në të holla nga mbrojtja sociale dhe zhvillimi i vazhdueshëm i shërbimeve sociale në komunitet.

Ndikim të drejtpërdrejt në gjendjen e varfërisë dhe përjashtimit social ka edhe situata e tregut të punës, politikat e punësimit, mbështetja për krijimin e vendeve të reja të punës, përfshirja e tregut të punës të kategorive të ndjeshme të qytetarëve, si dhe politikat dhe masat në fushën e arsimit, përforcimi i kapitalit dhe aftësive njerëzore etj.

Edhe përpos gjithë kësaj, në vitin 2015 përqindja e popullsisë që jeton në varfëri është 21.5%. Duke marrë parasysh qëllimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, që duhet të arrijë në vitin 2020 për të ulur shkallën e varfërisë nën 16%, është e nevojshme të ndërmerren reforma thelbësore, të cilat, përpos masave për punësim, krijimit të vendeve të punës dhe përshtatjes së arsimimit me tregun e punës, është e nevojshme të përmirësohet efektiviteti i përfitimeve në para dhe efikasiteti i përfitimeve dhe shërbimeve sociale për përfituesit e fundit.

Është paraparë edhe një reformë gjithëpërfshirëse e sistemit të mbrojtjes sociale në drejtim të krijimit të mundësive për reagim efikas dhe ballafaqim me sfidat e identifikuara në fushën e mbrojtjes sociale, varfërisë dhe përfshirjes sociale. Qëllimi i reformës së sistemit të mbrojtjes sociale është të sigurohet targetim i drejtë i përfitimeve sociale për personat dhe familjet që janë në rrezik social nga varfëria dhe përjashtimi social.

Me rastin e 17-Tetorit, Ditës ndërkombëtare në luftën kundër varfërisë, edhe Shoqata për zhvillim human-shoqëror “Proekt sreqa”, organizoi konferencë për shtyp, në të cilën mori pjesë edhe zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, Dr. Elmi Aziri.

Gjatë kësaj paraqitje Dr. Aziri theksoi: “Republika e Maqedonisë me kushtetutë është definuar si shtet social, por fatkeqësisht në realitet kjo shpesh shmanget. Prandaj, qëllimi ynë strategjik është të ndërpresim rrethin e varfërisë në atë mënyrë që, së pari, synojmë që pragu i varfërisë deri në vitin 2020 të reduktohet nën 16%, e dyta, rrethin do ta ndërpresim jo vetëm përmes sigurimit dhe pagesës së ndihmës financiare të personave të përjashtuar social, por edhe me përfshirjen e tyre aktive në tregun e punës, duke krijuar mundësi për punësimin e tyre. Përpos kësaj nevojitet edhe përmirësimi i efektivitetit dhe efikasitetit të ndihmës financiare në të holla për shkak se dizajnimi i deritanishëm i transfereve sociale është mjaft i pabarabartë dhe joadekuat dhe për tejkalimin e kësaj situate është parashikuar një reformë gjithëpërfshirëse e sistemit të mbrojtjes shoqërore në drejtim të sigurimit të targetimit të duhur të përfitimeve sociale për personat dhe familjet që janë në rrezik social nga varfëria dhe përjashtimi social”.