Министерката Царовска на средба со босанската амбасадорка Бабиќ- Македонија и БИХ може да разменуваат искуства во делот на социјалната заштита  

Министерката за труд и социјална политика Мила Царовска денеска се сретна со амбасадорката на Босна и Херцеговина во Р. Македонија, Лепа Бабиќ. На состанокот тема на разговор беше унапредувањето на соработката  меѓу двете земји, но и во целиот регион, на правата од социјалната заштита, како и инклузија на лицата со попреченост и со ретки болести.

„Македонија и Босна и Херцеговина, може да разменуваат искуства за различни сфери од секторот социјална заштита и со тоа меѓусебно да се подджуваат и да си помагаат. Такви иницијативи веќе постојат за црпење на искуства за центрите за активно стареење кои во БиХ веќе подолго време одлично функционираат“, истакна министерката Царовска на состанокот.

Амбасадорката Бабиќ, најави дека ќе иницира потпишување на меморандум за соработка во делот на социјалната заштита, кој треба да придонесе за олеснување и зајакнување на комуникацијата и соработката меѓу институциите и експертите од двете држави. 

Ministrja Carovska takoi ambasadoren boshnjake Babiq – Maqedonia dhe BeH mund të shkëmbejnë përvoja në sferën e mbrojtjes sociale

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska, sot u takua me ambasadoren e Bosnjës e Hercegovinës në Republikën e Maqedonisë, Lepa Babiq. Në këtë takim temë e bisedës ishte avancimi i bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve, por edhe në tërë rajonin, në sferën e të drejtave nga mbrojtja sociale, si dhe përfshirja e personave me aftësi të kufizuar dhe me sëmundje të rralla.

“Maqedonia dhe Bosnja e Hercegovina mund të shkëmbejnë përvoja për sfera të ndryshme nga sektori i mbrojtjes sociale dhe më këtë në mënyrë të ndërsjellë mund ta ndihmojnë dhe përkrahin njëra-tjetrën. Iniciativa të këtilla tanimë ekzistojnë, si përvojat e  Qendrave të  plakjes aktive – që në BeH tanimë një kohë të gjatë funksionojnë”, theksoi ministrja Carovska në këtë takim. 

Ambasadorja Babiq ka paralajmëruar se do të iniciojë nënshkrimin e Memorandumit për bashkëpunim në sferën e mbrojtjes sociale – memorandum ky që duhet të kontribuojë në lehtësimin dhe përforcimin e komunikimit dhe bashkëpunimit midis institucioneve dhe ekspertëve nga të dyja shtetet.