МТСП: Kривична пријава со документи од анализата на пензискиот систем денеска се доставува до Основното Јавно обвинителство

Министерството за труд и социјална политика денеска до Основното Јавно обвинителство доставува кривична пријава против непознат сторител и сите документи од анализата на пензискиот систем со која беа откриени неправилностите во распределувањето придонеси за дел од идните пензионери.

Имено, темелните истражувања на пензискиот систем кои ги направи Министерството за труд и социјална политика со Меѓународните финансиски институции за првпат по 12 години откри дека кај 12. 000 осигуреници уплатените придонеси останале само во државниот пензиски столб. За нив воопшто не се распределувале средства во приватниот (втор) столб, иако осигурениците ги исполнувале условите. На овој начин директно им било скратено правото за остварување повисока пензија на овие 12.000 идни пензионери. Така, еден осигуреник со просечна плата има изгубено околу 95 илјади денари во период од 2007 до 2018 година.

Министерството за труд и политика ја исправа неправдата која претходната власт им ја нанела на овие луѓе и им ги враќа парите на граѓаните. За таа намена на приватните пензиски друштва ќе им биде исплатена сума од 19 милиони евра обезбедени од од Буџетот на РМ.Лошите и неодговорни политики на претходната власт доведоа до покачување на дефицитот на ПИОМ од 15 милијарди денари.

Со цел да се намали овој дефицит Министерството за труд и социјална политика изготви пакет мерки кои стапија на сила од 1 јануари 2019 година. Преку нив се менува структурата на двостолбниот пензиски систем.

Целта на МТСП е да обезбеди стабилна исплата и континуиран раст на пензиите, и тоа без зголемување на старосната граница или замрзнување на пензиите.

MPPS: Kallëzim penal me dokumente nga Analiza e sistemit pensional sot dorëzohet në Prokurorinë Themelore Publike

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale sot dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike kundër kryerësit të panjohur, dhe të gjitha dokumentet e analizës së sistemit Pensional me të cilën u zbuluan parregullsitë në shpërndarjen e kontributeve për një pjesë të pensionistëve të ardhshëm.

Në fakt, hulumtimet e detajuara të sistemit pensional që i kreu Ministria e Punës dhe Politikës Sociale me institucionet ndërkombëtare financiare, për herë të parë pas 12 viteve, zbuloi se për 12.000 persona të siguruar kontributet e paguara kanë mbetur vetëm në shtyllën shtetërore pensionale. Për ta nuk janë ndarë mjete në shtyllën (e dytë) private, edhe pse të siguruarit i kanë plotësuar kushtet. Në këtë mënyrë, drejtpërdrejt u është shkurtuar e drejta për realizimin e pensionit më të lartë për këta 12.000 pensionistë të ardhshëm, kështu që një i siguruar me pagë mesatare ka humbur rreth 95 mijë denarë në periudhën prej vitit 2007 deri në vitin 2018.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale është duke e rregulluar padrejtësinë që ua ka shkaktuar pushteti i mëparshëm këtyre personave dhe ua kthen të hollat qytetarëve. Prandaj, shoqërive pensionale private do t’u paguhet shumë prej 19 milionë euro që janë siguruar nga buxheti i Republikës së Maqedonisë. Politikat e papërgjegjshme dhe të këqija të pushtetit të mëparshëm sollën në rritjen e deficitit të FSPIM prej 15 miliardë denarë. 

Me qëllim që të ulet ky deficit, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka përgatitur pako masash që kanë hyrë në fuqi prej 1 janarit të vitit 2019. Përmes tyre ndryshohet struktura e sistemit pensional dy-shtyllës. 

Qëllimi i MPPS-së është të sigurojë pagesë të qëndrueshme të pensioneve dhe rritje të të njëjtave, pa u rritur kufiri i moshës apo “ngrirjen” e pensioneve.