МТСП: Од утре почнува етапната исплата на августовските пензии

Oд утре почнува исплатата на августовските пензии. Министерството за труд и социјална политика информира дека пензиите ќе бидат исплатени предвреме и етапно, со цел да се овозможи поголема заштита на пензионерите во услови на опасност од коронавирусот КОВИД-19.

Подигнувањето на пензиите преку филијалите и експозитурите на банките, за пензионерите кои не користат картички, ќе се реализира во четири групи, според висината на пензијата:

  • Во среда, 26 август, исплата на пензии со висина до 11.000 денари;

  • Во четврток, 27 август, исплата на пензии во висина од 11.001 денари до 14.000 денари;

  • Во понеделник, 31 август, исплата на пензии во висина од 14.001 денари до 18.000 денари;

  • Во вторник, 01 септември, исплата на пензии во висина над 18.000 денари.


Пензионерите кои користат платежна  картичка поврзана со сметката на која се префрлува пензијата, со парите можат да располагаат од среда, 26 август. Тие можат да ја подигнат пензијата на банкомат, да ги користат средствата за плаќање во трговската мрежа или за електронски плаќања.

За пензионерите кои досега ја добиваа пензијата преку Еуростандард банка АД и кои сѐ уште не отвориле трансакциска сметка во друга банка преку која ќе продолжат да ја примаат пензијата,  ќе следат дополнителни исплати на августовските пензии на 07.09.2020, 14.09.2020 и 25.09.2020 година.

Министерството за труд и социјална политика укажува дека пензиите се сигурни на сметките на корисниците а пензискиот систем е стабилен. Апелираме до пензионерите да се придржуваат до распоредот за исплати, затоа што етапната исплата е направена со цел да се избегне метежот пред банките и да се намалат можностите за загрозување на личното и јавното здравје.

Потсетуваме на обврската за носење лична заштитна опрема којашто ги покрива пределот на носот и устата како и на држење растојание при чекање ред пред и внатре во банките.

MPPS: Prej nesër fillon pagesa në etapa e pensioneve të gushtit

Prej nesër fillon pagesa e pensioneve të gushtit. Ministria e Punës dhe Politikës sociale informon se pensionet do të paguhen para kohe dhe në etapa, që mundësojmë mbrojtje më të madhe të pensionistëve në kushte të rrezikut nga koronavirusi COVID-19. 

Tërheqja e pensioneve përmes filialeve dhe ekspoziturave të bankave për pensionistët që shfrytëzojnë kartelë do të realizohet në katër grupe, sipas lartësisë së pensioneve: 

-           Ditën e mërkurë, 26 gusht do të bëhet pagesa e pensioneve në lartësi deri 11.000 denarë;

-           Të enjten, 27 gusht do të bëhet pagesa e pensioneve në lartësi prej 11.001 denarë deri 14.000 denarë;

-           Të hënën, 31 gusht  do të bëhet pagesa e pensioneve në lartësi prej 14.001 denarë deri 18.000 denarë;

-           Të martën, më 1 shtator  do të bëhet pagesa e pensioneve në lartësi mbi 18.000 denarë. 

Pensionistët që shfrytëzojnë kartela pagesore të lidhur me llogarinë ku u paguhet pensioni, të hollat do t’i kenë në dispozicion prej ditës së mërkurë, 26 gusht. Ata mund të tërheqin pensionin në bankomat dhe do të munden t’i shfrytëzojnë mjetet për pagesë në rrjetin tregtar apo për pagesa elektronike. 

Për pensionistët të cilët deri më tani e kanë marrë pensionin përmes “Eurostandard banka” SHA dhe të cilët akoma nuk kanë hapur llogari transaktive në ndonjë bankë tjetër për të vazhduar ta marrin pensionin, do të ketë pagesa shtesë të pensionit të gushtit më 07.09.2020, 14.09.2020 dhe 25.09.2020. 

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale thekson se pensionet janë të sigurta në llogaritë e shfrytëzuesve, ndërsa sistemi pensional është i qëndrueshëm dhe funksionon pa probleme. U bëjmë thirrje pensionistëve t’i përmbahen orarit të pagesave të pensioneve, sepse pagesa në etapa e pensioneve është bërë për t’u shmangur tollovitë para bankave dhe për të mbrojtur shëndetin personal dhe publik. 

Duam t’i rikujtojmë për mbajtjen e pajisjes personale mbrojtëse për të mbuluar fytyrën dhe gojën si dhe për mbajtjen e distancës në rastet kur pritet radhë para bankave dhe brenda ambienteve të tyre.​