Обраќање на министерката Царовска на конференција за правните потреби на маргинализираните групи 

​Министерката за труд и социјална политика, Мила Царовска се обрати на денешната конференција посветена на правните потреби на маргинализираните групи, во организација на Фондацијата отворено општество Македонија. Во своето обраќање таа посочи дека измената на законите е еден аспект од решението, a другиот дел е овозможување на пристап до услугите и за најисклучениот граѓанин. Царовска очекува дека дел од иновативните начини за пристап до правда ќе бидат вклучени во ревидираната верзија на законот за бесплатна правна помош.

Министерката ја истакна и тесната соработка на МТСП со граѓанските организации кои што имаат полесен пристап до граѓаните кои се маргинализирани: ,,Мислам дека е тоа клучот на едно отворено владино партнерство, затоа што без комуникација и без партнерско вклучување на граѓанските организации кои што директно работат и живеат со овие групи, невозможно е да сметаме дека системот има капацитет може да биде достапен за сите во исто време. Но, граѓанинот може преку медијација и преку каналите кои се веќе воспоставени да ги остварува правата загарантирани со закон.’’

Во своето обраќање Царовска информираше за претстојната реформа на системот на социјална заштите, според која во центрите за социјална работа ќе  се обезбеди ,,case management’’. ,,Кога ќе имаме менаџер на случај, односно социјалниот работник ќе биде одговорен за едно семејство, тогаш тој ќе биде задолжен да комуницира и со граѓанските организации и со локалната и централната власт за да ги обезбеди сите права. Тој ќе ја преземе улогата да ја отвори институцијата и сите права, кои што му следуваат на лице кое се нашло во ризик, да му ги обезбеди дури и во домашни услови’’

 

Fjalim i ministres Carovska në konferencën mbi nevojat ligjore të grupeve të margjinalizuara

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska iu drejtua konferencës së sotme kushtuar nevojave ligjore të grupeve të margjinalizuara – konferencë kjo e organizuar nga Fondacioni Shoqëria e Hapur Maqedoni. Në fjalën e saj ajo vuri në dukje se ndryshimi i ligjeve është një aspekt i zgjidhjes, ndërsa pjesa tjetër siguron qasje në shërbimet për qytetarin më të përjashtuar. Carovska pret që disa nga mënyrat inovative të qasjes në drejtësi do të përfshihen në versionin e rishikuar të ligjit të ndihmës juridike falas.

Ministrja e ka theksuar edhe bashkëpunimin e ngushtë mes MPPS-së me organizatat e shoqërisë civile të cilat kanë qasje më të lehtë për qytetarët të cilët janë të margjinalizuara: “Mendoj se ky është çelësi për një partneritet të hapur qeveritar, sepse pa komunikim dhe pa përfshirje në partneritet të organizatave të shoqërisë civile, që punojnë direkt dhe që jetojnë me këto grupe, është e pamundur të besohet se sistemi ka kapacitet dhe mund të jetë në dispozicion për të gjithë në të njëjtën kohë. Por, qytetari mund t’i realizojë të drejtat e garantuara me ligj me anë të ndërmjetësimit dhe nëpërmjet kanaleve që janë krijuar tashmë”.

Carovska, në fjalën e saj, ka informuar për reformën e ardhshme të sistemit të mbrojtjes sociale, sipas të cilës në Qendrat për punë sociale do të sigurohet “case management”. “Kur do të kemi një menaxher të rastit, respektivisht punonjësi social do të jetë përgjegjës për një familje, atëherë ai do të jetë i obliguar të komunikojë edhe me organizatat e shoqërisë civile dhe me pushtetin lokal dhe qendror në mënyrë që të sigurojë të gjitha të drejtat. Ai do të marrë rolin e hapjes së institucionit dhe të gjitha të drejtat që i takojnë ndonjë personi që gjendet në rrezik t’ia ofrojë në shtëpi”.