Почна имплементацијата на Програмата ,,Општинско – корисна работа”

Министерката  за труд и социјална политика Мила Царовска, директорката на Агенцијата за вработување на Република Македонија, Билјана Јовановска и постојаната претставничка на УНДП, Луиза Винтон се обратија на одбележувањето на почетокот на имплементацијата на Програмата ,,Општинско – корисна работа”, која е дел од ревидираниот Оперативен план за активни програми и мерки за вработување и услуги на пазарот на трудот за 2017 година.

 Пред претставниците од 39 општини кои имаа можност и да дискутираат за новите оперативни насоки за реализација на проектите, како и да споделуваат искуства од програмата беше речено дека заедно со општините, Агенцијата за вработување на Република Македонија и УНДП и понатаму партнерски ќе се имплементира програмата Општинско – корисна работа, и тоа со досега најголем опсег  на ангажирани лица.

,,Општините дефинитивно се активираат – 39 селектирани општини, од кои што 4 се нови што за првпат учествуваат. Вкупно се ангажираат 466 невработени лица кои сега ќе имаат можност да се стекнат со практични искуства и вештини кои ќе им помогнат понатаму полесно да се вклучат на пазарот на трудо. Општините ќе реализираат вкупно 102 видови активности од социјален карактер. Навистина импозантна бројка која јасно ја илустрира неминовната и насушната потреба од воведување на социјалните услуги и сервиси на локално ниво”, подвлече во своето обраќање министерката  за труд и социјална политика Мила Царовска. 

 Оваа година, за првпат, во Програмата се воведуваат и посебни профили на ангажирани лица – образовни асистенти и лични асистенти на деца со попреченост во наставен процес. Вкупно 140 лица во 18 општини ќе работат директно со ученици  во текот на образовниот процес и ќе дадат дополнителна поддршка што досега им недостасуваше на родителите и на семејствата. Исто така, и оваа година, согласно ангажманот и интересот на ангажираните лица ќе им се понудат професионални сертифицирани обуки од неколку области со  што дополнително ќе се зголемат шансите за идно полесно вработување и трасирање на професионалната кариера на невработените лица.

 ,,Во рамките на надградената верзија на Оперативниот план за оваа година, одиме чекор понапред во анимирање и вклучување на невработени лица и работодавците и вклучување на пазарот на трудот. Се надевам дека до крајот на оваа година ќе ги постигнеме сите предвидени цели и не само што ќе ја оствариме бројката од минимум планираните вработувања, туку ќе трасираме и повисоки цели за 2018 година”, рече директорката на Агенцијата за вработување на Република Македонија Билјана Јовановска. Со мерката се промовира и родова еднаквост бидејќи од 75 до 80 проценти од лицата ангажирани во оваа мерка се жени. 

Постојаната претставничка на УНДП Луиза Винтон рече: ,,Оваа Програма во исто време опфаќа две многу важни целни групи: невработените и корисниците на социјални услуги на локално ниво. Неминовна е потребата од воведување на ваков тип на услуги коишто голем број на Општини и по завршувањето на проектот продолжија да ги имплементираат во нивните локални заедници”. За мерката ,,Општинско – корисна работа” се издвојуваат повеќе од 20 милиони денари од Буџетот на РМ, а дополнителни средства има обезбедено УНДП. 

Filloi implementimi i Programit “Punë e dobishme komunale”

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska, drejtoresha e Agjencisë së Punësimit së Republikës së Maqedonisë, Biljana Jovanovska dhe përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së, Luiza Viton kishin fjalën e tyre në shënimin e fillimit të implementimit të Programit “Punë e dobishme komunale”, që është pjesë e Planit operativ të rishikuar për programet aktive dhe masat e punësimit dhe shërbimet në tregun e punës për vitin 2017.

Para përfaqësuesve nga 39 komuna, të cilët kishin mundësi të diskutonin për udhëzimet e reja operacionale për realizimin e projekteve, si dhe për të ndarë përvojat nga programi, u tha se së bashku me komunat, Agjencia e Punësimit e Republikës së Maqedonisë dhe UNDP-ja do të vazhdojnë të jenë partnerë në implementimin e programit “Punë e dobishme komunale”, edhe atë më përfshirjen e numrit më të madh të personave të angazhuar deri më tani.

“Komunat definitivisht aktivizohen - 39 komuna të përzgjedhura, prej të cilave 4 janë të reja që marrin pjesë për herë të parë. Do të angazhohen gjithsej 466 persona të papunë, të cilët tani do të kenë mundësinë për të fituar shkathtësi dhe përvojë praktike që do t'i ndihmojnë më tej që më lehtë të përfshihen në tregun e punës. Komunat do të realizojnë gjithsej 102 lloje të aktiviteteve me karakter social. Vërtetë që numër impozant që ilustron qartë nevojën e pashmangshme dhe të paqëndrueshme të inkorporimit të shërbimeve sociale dhe serviseve në nivel lokal”, theksoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska, në fjalën e saj para të pranishmëve.

Këtë vit, për herë të parë, në Program vendosen edhe profile të posaçme të personave të angazhuar – asistentë të arsimuar dhe asistentë personalë të fëmijëve me pengesa në procesin arsimor. Gjithsej 140 persona në 18 komuna do të punojnë drejtpërdrejt me nxënësit gjatë procesit arsimor dhe do të japin përkrahje shtesë që deri më tani u mungonte prindërve dhe familjeve të tyre.Po ashtu, edhe këtë vit, në pajtim me angazhimin dhe interesin e personave të angazhuar do t’u ofrohen trajnime profesionale të certifikuara nga disa sfera, me çka në mënyrë shtesë do të rriten shanset për punësimin e tyre të ardhshëm më të lehtë dhe ngritjen në karrierën profesionale të personave të papunë.

“Në kuadër të versionit të inkorporuar të Planit operativ për këtë vit, shkojmë një hap përpara në përfshirjen e personave të pa punë dhe punëdhënësve dhe inkuadrimin e tyre në tregun e punës. Shpresoj që deri në fund të këtij viti do t’i arrijmë të gjitha synimet e parashikuara dhe, jo vetëm që do ta realizojmë minimum numrin e punësimeve të planifikuara, do të vendosim edhe qëllime më të larta për vitin 2018”, tha Biljana Jovanovska, drejtore e Agjencisë së Punësimit së Republikës së Maqedonisë.

Me këtë masë promovohet edhe barazia gjinore sepse prej 75 deri 80 për qind e personave të angazhuar në këtë masë janë gra. Përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së, Luiza Vinton tha: “Ky Program në të njëjtën kohë përfshin dy grupe të rëndësishme të qëllimit: të pa punëve dhe përfituesve të shërbimeve sociale në nivel lokal. Vendosja e këtij tipi të shërbimeve është e domosdoshme, të cilët, një numër i madh i komunave edhe pas përfundimit të projektit kanë vazhduar t’i implementojnë në bashkësitë e tyre lokale”.

Për masën “Punë e dobishme komunale” janë ndarë më shumë se 20 milionë denarë nga buxheti i RM-së, kurse mjete shtesë ka siguruar UNDP-ja.