Манчевски и Царовска: нема повеќе радиодифузна такса, усвоени закон за минимална плата и финансиска поддршка за стечајците

Министерката за труд и социјална политика Мила Царовска објавувајќи го усвоениот закон за минимална плата рече дека од следниот месец, минималната плата во Македонија ќе изнесува 12.000 денари. За спроведување на оваа мерка, како што беше предвидено, како придобивка од ребалансот на буџетот, компаниите ќе бидат финансиски поддржани од државата за да ја исплаќаат повисоката минимална плата.

Со покачувањето на минималната плата, придобивките од повисоки месечни приходи во домашниот буџет ќе го почувствуваат 130 илјади работници во Република Македонија.

,,Ова е првиот конкретен чекор кој ја отвора спиралата на севкупниот пораст на платите што ќе придонесе кон квалитетен животен стандард за граѓаните", рече министерката Мила Царовска.

Покрај покачувањето на минималната плата во Собранието на Република Македонија се донесе и популарно наречениот Закон за стечајни работници, со кој се реши проблемот на 3000 стечајни работници кои не беа опфатени со досегашните законски решенија за стечајците, и кои со години протестираа и бараа од државата трајно и праведно решение на нивниот проблем.

,,Зборот е збор! Од следниот месец, покрај исплатата на минималната плата од 12.000 денари за сите работници, ќе отпочне и исплатата на финансиската поддршка за стечајните работници", истакна министерката Царовска.

На прес конференцијата во Владата на Република Македонија зборуваше и министерот за информатичко општество и администрација Дамјан Манчевски, кој истакна дека од идниот месец престанува и обврската за граѓаните за плаќање на радиодифузната такса.

,,Од следниот месец граѓаните на Република Македонија се ослободени од плаќање на оваа давачка која што непотребно ги оптеретуваше семејните буџети и создаваше проблеми со блокирани сметки, судски трошоци и извршители на врата", нагласи на прес конференцијата министерот Дамјан Манчевски.

Законите за минималната плата, за стечајните работници и за укинување на радиодифузната такса, беа  усвоени со мнозинство гласови на пратениците во Собранието наРепублика Македонија.

Mançevski dhe Carovska: nuk ka më taksë radiodifuzive, është miratuar ligji për pagën minimale dhe përkrahje financiare për të falimentuarit    

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska, në pres konferencën e sotme, duke folur për ligjin e miratuar për pagën minimale, theksoi se prej muajit të ardhshëm paga minimale në Maqedoni do të jetë 12.000 denarë. Për zbatimin e kësaj mase, siç ishte parashikuar, si përfitim i rebalancit të buxhetit, kompanitë do të përkrahen financiarisht nga shteti që të bëjnë pagesën e pagës minimale më të lartë. Me rritjen e pagës minimale, përfitimin nga të hyrat më të larta mujore në buxhetin e vendit do ta ndjejnë 130 mijë punëtorë në Republikën e Maqedonisë.

“Ky është hapi i parë konkret që e hap spiralen e rritjes së përgjithshme të pagave që do të kontribuojë për standard jetësor më kualitativ për qytetarët”, theksoi ministrja Milla Carovska.Përpos rritjes së pagës minimale, sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë është miratuar ligji i popullarizuar për punëtorët e falimentuar, me të cilin zgjidhet problemi për 3.000 punëtorë të falimentuar që nuk ishin përfshirë në zgjidhjet e deritanishme ligjore, dhe të cilët me vite të tëra protestonin dhe kërkonin nga shteti zgjidhjen e problemit të tyre.

“Fjala është fjalë! Nga muaji i ardhshëm, përpos pagesës së pagës minimale prej 12.000 denarëve për të gjithë punëtorët, do të fillojë edhe pagesa e përkrahjes financiare për punëtorët e falimentuar”, theksoi ndër të tjera ministrja Carovska në konferencën e sotme. Në konferencën e sotme të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë ka folur edhe ministri i Shoqërisë Informative dhe Administratës, Damjan Mançevski, i cili theksoi se që nga muaji i ardhshëm hiqet detyrimi i qytetarëve për pagesën e taksës radiodifuzive.

“Prej muajit të ardhshëm qytetarët e Republikës së Maqedonisë lirohen nga detyrimi për pagesën e kësaj takse me anë të së cilës në mënyrë të panevojshme ngarkoheshin buxhetet familjare dhe krijonte probleme me llogaritë e bllokuara, shpenzime gjyqësore dhe përmbaruesit ishin në derë”, theksoi ministri Mançevski në konferencën e sotme për shtyp. Ligji për pagën minimale, për punëtorët e falimentuar dhe për heqjen e taksës radiodifuzive u miratuan sot më shumicë votash të deputetëve në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë.