Придонес на јавноста за подобра стратегија за деинституционализација 

Рокот за јавна расправа за нацрт- Националната стратегија за деинституционализација 2018-2027 истече на 24.6.2018 година. Министерството за труд и социјална политика (МТСП) изразува благодарност до сите граѓани и претставници на институциите, академската заедница и на граѓанскиот сектор, кои одвоија време да придонесат, со своите забелешки и коментари, за подобрување на стратегискиот документ. 

Повеќе од двесте заинтересирани граѓани, стручњаци, вработени во системот за социјална заштита, активисти и претставници на граѓанските организации учествуваа во консултативните настани организирани од МТСП:

  • стручна расправа на Филозофскиот факултет во Скопје на 17.5;
  • јавна расправа на Комисијата за труд и социјална политика при Собранието на Република Македонија на 18.6;
  • регионална јавна дебата во Кавадарци на 19.6;
  • регионална јавна дебата во Струмица на 21.6; и
  • регионална јавна дебата во Битола на 22.6.

Учесниците изразија поддршка за определбата на МТСП да ги трансформира социјалните институции и да воспостави систем на персоналиризирани и флексибилни социјални услуги во заедницата, што ќе овозможи почитување на правата на корисниците, зајакнување на нивните потенцијали и достоинството и ќе создаде основа за нивно активно учество и придонес во општеството. Беа добиени корисни предлози за дополнување и подобрување на стратегијата, кои ќе бидат сериозно разледани и вклучени во финалната верзија на документот. 

Се очекува Националната стратегија за деинституционализација 2018-2027 да биде усвоена од страна на Владата на Република Македонија во првата половина на јули.

Kontributi i publikut për strategji më të mirë të deinstitucionalizimit

Afati për debat publik mbi draftin e Strategjisë Nacionale të Deinstitucionalizimit 2018-2027 skadoi më 24 qershor 2018. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) shpreh mirënjohje për të gjithë qytetarët dhe përfaqësuesit e institucioneve, komunitetit akademik dhe sektorit civil, të cilët ndanë kohë për të kontribuar, me vërejtjet dhe komentet e tyre, në përmirësimin e dokumentit strategjik.

Më shumë se dyqind qytetarë të interesuar, ekspertë, punonjës në sistemin e mbrojtjes sociale, aktivistë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile morën pjesë në ngjarjet konsultative të organizuara nga MPPS:

  • Debat profesional në Fakultetin Filozofik në Shkup, më dt. 17 maj;
  • Debat publik i Komisionit për Punë dhe Politikë Sociale pranë Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, më dt. 18 qershor;
  • Debat publik rajonal në Kavadarci, më dt. 19 qershor;
  • Debati publik rajonal në Strumicë, më dt 21 qershor; dhe
  • Debati publik rajonal në Manastir, më dt. 22 qershor.

Pjesëmarrësit shprehën përkrahjen për angazhimin e MPPS-së për transformimin e institucioneve sociale dhe krijimin e një sistemi të shërbimeve sociale të personalizuara dhe fleksibël në bashkësi, që do të mundësojë respektimin e të drejtave të shfrytëzuesve, forcimin e potencialeve dhe dinjitetit të tyre dhe do të krijojë bazë për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre aktiv në shoqëri. U morën sugjerime të dobishme për plotësimin dhe përmirësimin e strategjisë, të cilat do të shqyrtohen seriozisht dhe do të përfshihen në versionin përfundimtar të dokumentit.

Strategjia Nacionale e Deinstitutionalizimit 2018-2027 pritet të miratohet nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë në gjysmën e parë të korrikut.