Седница на ЕСС: Разгледан ревидираниот Оперативен план за активни програми и мерки за вработување и услуги на пазарот на трудот за 2017 година

На седницата на Економско социјалниот совет со која претседаваше министерката за труд и социјална политика Мила Царовска се разгледуваше ревидираниот Оперативен план за активни програми и мерки за вработување и услуги на пазарот на трудот за 2017 година. 

Членовите на ЕСС беа информирани за потребата од ревизија на Оперативниот план поради обезбедени дополнителни финансиски средства, како и за реализација на поставените цели предвидени со различните програми и мерки. 

Со ревизијата се обезбедува поголема активација на младите лица во новите програми, се дава можност за вклучување во програмите на сите невработени лица, а не само на активните баратели на работа, вклучување на граѓанските организации, како и регионален пристап при имплементацијата и вклученоста на повеќе засегнати страни. 

Со ревидираниот Оперативен план за активни програми и мерки за вработување и услуги на пазарот на трудот за 2017 година кај одредени програми врз основа на досегашната имплементација се направи корекција на бројот на опфатот на лицата, одделни програми се изоставија и се додадоа нови програми кои ќе обезбедат вклучување на пазарот на трудот претежно на млади невработени лица. 

Членовите на ЕСС го прифатија ревидираниот Оперативен план и препорачаа да се обезбеди поголема промоција заради навремено и целосно запознавање на заинтересираните невработени лица, работодавачи и сл. 

 

 

Seancë e KES: Shqyrtohet Plani operativ i rishikuar për programet dhe masat aktive për punësim dhe shërbime në tregun e punës për vitin 2017

 

Në seancën e Këshillit Ekonomik-Social të cilën e ka kryesuar ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska, u shqyrtua Plani operativ i rishikuar për masat dhe programet aktive për punësim dhe shërbime në tregun e punës për vitin 2017.

Anëtarët e KES janë informuar për nevojën e rishikimit të Planit operativ për shkak të sigurimit të fondeve shtesë, si dhe për realizimin e qëllimeve të përcaktuara nga programet dhe masat e ndryshme.

Me revizionin në fjalë sigurohet aktivizim më i madh i të rinjve në programet e reja, ofrohet mundësi për përfshirjen e të gjithë personave pa punë në programe e jo vetëm për punëkërkuesit aktivë, përfshirje e organizatave të shoqërisë civile, si dhe qasje rajonale në zbatimin dhe përfshirjen e më shumë palëve të prekura.

Në Planin operativ të rishikuar për masat dhe programet aktive për punësim dhe shërbime në tregun e punës për vitin 2017 në disa programe të caktuara, në bazë të implementimit të deritanishëm, janë kryer disa korrektime në numrin e përfshirjes së personave, disa programe janë hequr dhe janë shtuar programe të reja – që do të sigurojnë përfshirje në tregun e punës, kryesisht të punëkërkuesve të rinj.

Anëtarët e KES (Këshilli Ekonomik-Social) e pranuan Planin operativ të rishikuar dhe rekomanduan që të sigurohet promovim më i madh me qëllim të njohjes me kohë dhe të plotë të personave të papunë të interesuar, punëdhënësve etj.