Aksion për evidentimin e personave në Librin Amzë të të Lindurve
Në vitin 2011, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe Drejtorinë për udhëheqjen e librave amë filloi me zbatimin e aksionit për identifikimin e personave që nuk janë të regjistruar në librat amë.
Në kuadër të aksionit janë identifikuar rreth 650 persona si persona të paevidentuar në Librat amë të të lindurve.
Në vitin 2020 është miratuar Ligji për personat pa status të rregulluar civil, i cili rregullon mënyrën e mbledhjes dhe regjistrimit të të dhënave personale, llojin e të dhënave të regjistruara dhe marrjen e statusit të gjendjes së veçantë civile për të ushtruar të drejtën për arsim, kujdes shëndetësor, mbrojtje sociale dhe punësim me sigurim të detyrueshëm social.
Në vitin 2020 është përgatitur Plani i Veprimit për zbatimin e Ligjit për personat e paregjistruar në Librin amë të të lindurve. Plani i veprimit përmban masa urgjente që duhen marrë nga institucionet përkatëse (Drejtoria për udhëheqjen e librave amë dhe Ministria e Brendshme) në procesin e sigurimit të një certifikate të veçantë lindjeje dhe dokument identifikimi. Është krijuar një grup punues i përbërë nga përfaqësues të institucioneve përkatëse shtetërore dhe organizatave të shoqërisë civile për monitorimin dhe zbatimin e planit të veprimit në përputhje me ligjin e miratuar, i cili në vazhdimësi mban takime pune një herë në muaj.
Deri në fund të vitit 2021, sipas të dhënave të fundit të DULA-së, kanë aplikuar rreth 207 persona, gjithsej 79 persona kanë marrë dokumente të veçanta identifikimi.