Përfshirja e fëmijëve Romë në kopshtet e fëmijëve
Projekti ”Përfshirja e fëmijëve Romë në kopshtet e fëmijëve”, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale e zbaton në bashkëpunim me Fondin Arsimor të Romëve, njësitë e vetëqeverisjes lokale dhe kopshtet e fëmijëve duke filluar nga 2006 deri 2021. Qëllimi i projektit është largimi i pengesave ekzistuese për qasje deri te institucionet parashkollore të fëmijëve Romë në moshë prej 3 deri 6 vjeç, përfshirja e fëmijëve dhe socializimi i tyre si dhe përforcimi i ndërgjegjësimit te prindërit e tyre për vlefshmërinë e zhvillimit të hershëm të fëmijëve dhe arsimimi i fëmijëve të tyre.
Gjatë këtyre 15 viteve nga implementimi i projektit, falas janë përfshirë rreth 4.000 fëmijë të bashkësisë etnike rome në 20 komuna, të angazhuar 20 përkëdhelëse Rome të cilat punuan me këto fëmijë në procesin e lehtësimit dhe integrimit në kopshtet e fëmijëve, prej të cilave 18 prej tyre është bërë transformimi i angazhimin të punës në marrëdhënie të rregullt pune. Përveç përkëdhelëse janë angazhuar edhe 18 mediatorë që punojnë me kontrata të projektit në bashkëpunim me kopshtet, përkëdhelëset dhe ekipi projektues.
Ky projekt nga Fondi Arsimor i Romëve është vlerësuar si një nga projektet më të suksesshme të miratuar nga Bordi i Fondit i cili ka rol kyç në procesin e arsimit të Romëve dhe zvogëlimin e hendekut ndërmjet Romëve dhe bashkësitë e tjera etnike në pjesën e arsimit. Gjithashtu në secilin Raport për Progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut të Komisionit Evropian, ky Projekt u rekomandua si model i suksesshëm për rritjen e nivelit të arsimit tek popullsia romë. Kështu, ky projekt kontribuoi edhe për rritjen e shkallës së regjistrimit të fëmijëve në klasë të parë, që dukshëm e përmirëson zhvillimin e fëmijëve Romë dhe përfshirjen në sistemin arsimor.
Me qëllim zgjidhjen sistematike të përfshirjes së fëmijëve Romë të cilët janë me rrezik social në kopshtet e fëmijëve, nga viti 2018, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dorëzon Informacion drejtuar Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për përfshirjen e fëmijëve Romë të cilët janë nga familjet në rrezik social, me të cilën Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, kryetarëve të komunave dhe njësive të vetëqeverisjes lokale u rekomandon t’i ftojnë Këshillat e Komunave dhe ta shqyrtojnë mundësinë për lirimin nga participimi për qëndrim në institucionet parashkollore-kopshtet e fëmijëve, të fëmijëve Romë të cilët janë në rrezik social (mosha prej 3-6 vjeç), përkatësisht të fëmijëve Romë, prindërit e të cilëve janë përfitues të së drejtës së Ndihmës së Garantuar Minimale – NGM, fëmijë Romë të sistematizuar në familje përkujdesëse dhe fëmijë nga familjet me më shumë anëtarë ku ka vetëm një prindër të punësuar i cili merr pagë minimale prej 14.500 denarë, që të përfshihen në arsimin parashkollor.
Në gjysmëvjetorin e parë të vitit shkollor 2021/2022 gjithsej numri i fëmijëve të regjistruar Romë në kopshtet e fëmijëve në nivel kombëtar është 420 fëmijë.
Projekti Përfshirja e fëmijëve Romë në arsimin parashkollor në gjysmëvjetorin e parë të vitit shkollor 2021/2022 përfshihen gjithsej 200 fëmijë Romë nga familje në rrezik social, ose 51% nga 390 fëmijë të planifikuar në 16 komuna (Berovë, Manastir, Vinicë, Prilep, Çair, Dellçevë, Koçan, Kumanovë, Veles, Pehçevë, Dibër, Qendër, Kavadar, Kriva Pallankë, Radovish dhe Gazi Babë), 16 kopshte të përfshira me rekomandim të miratuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut me përjashtim të participimit të fëmijëve Romë që janë në rrezik social me pjesëmarrjen e përkrahur të njësive të vetëqeverisjes vendore.