Programi nacional për miratimin e të drejtës së Bashkimit Evropian (NPAA)

Programi nacional për miratimin e të drejtës së Bashkimit Evropian (NPAA) paraqet një dokument kyç për procesin e integrimit të Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian, i cili e pasqyron dinamikën e harmonizimit të legjislaturës nacionale me të drejtën e Bashkimit Evropian dhe forcimit të kapaciteteve administrative, respektivisht adaptimit të institucioneve nacionale ndaj strukturave administrative evropiane.

Në kuadër të Programit nacional për miratimin e të drejtës së Bashkimit Evropian, përcaktohet një plan dhe orar i detajuar për harmonizimin e legjislaturës nacionale me të drejtën e BE-së (acquis communautaire), me ç ‘rast përcaktohen institucionet dhe organet kompetente për përgatitjen dhe zbatimin e tij, qartë përcaktohen edhe afatet kohore dhe mjetet e nevojshme buxhetore për realizimin e aktiviteteve të planifikuara dhe arritjes së qëllimeve të përcaktuara. Në NPAA vihet një theks i veçantë te strukturat administrative për zbatimin e legjislaturës, në drejtim të formimit të institucioneve të reja ose reformimit të atyre ekzistuese, si dhe për sigurimin e kuadrit përkatës profesional dhe të trajnuar.
Programi nacional për miratimin e të drejtës së Bashkimit Evropian, për herë të parë është përgatitur dhe miratuar nga ana e Qeverisë së RM-së në vitin 2007, ku çdo vit bëhet revidimi i rregullt (në bazë vjetore) dhe azhurnimi i dokumentit, me përfshirjen e prioriteteve dhe aktiviteteve që dalin nga raportet e rregullta të Komisionit Evropian për anëtarësim si dhe nga Dialogu aderues në nivel të lartë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë.
NPAA e përcjell strukturën e kritereve të Kopenhagës dhe Madridit (kriteret për anëtarësim në Bashkimin Evropian) dhe i përfshinë (I) kriteret politike, (II) kriteret ekonomike, (III) aftësitë për të ndërmarrë obligimet, (IV) kapaciteti administrativ, (V) përgatitja e Versionit nacional të së drejtës së BE-së dhe (VI) informimi dhe komunikimi me opinionin.

Programi përmban pjesën narrative me matrica dhe qëllime dhe aktivitete, si dhe pjesën tabelore (shtojcat).

Procesi i përpilimit të NPAA koordinohet nga Sekretariati për çështje evropiane (SÇP), ku për secilën pjesë të Programit, respektivisht për secilin kapitull negociues, është formuar një Grup i posaçëm i punës, varësisht nga sferat dhe çështjet që janë përfshirë me kapitullin konkret.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale është drejtpërdrejtë kompetente për të dy kapitujt edhe atë për Kapitullin3 3.02. Lëvizja e lirë e punëtorëve dhe Kapitulli 3.19 Politika Sociale dhe punësimi, Krahas këtyre, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në kuadër të kompetencave të veta, merr pjesë edhe në përgatitjen dhe implementimin e aktiviteteve edhe në disa pjesë dhe kapituj të NPAA. 

Shqyrtimi i sferave në kuadër të Kapitujve 3.02 dhe 3.19: 

Kapitulli 3.02. Lëvizja e lirë e punëtorëve

  • 3.02.1.           Qasja në tregun e punës
  • 3.02.2.           EURES
  • 3.02.3            Koordinimi i sistemeve të sigurimit social
  • 3.02.4            Kartela Evropiane për sigurim shëndetësor

Kapitulli 3.19. Politika sociale dhe punësimi

  • 3.19.1.           E drejta e punës
  • 3.19.2            Shëndeti dhe siguria gjatë punës
  • 3.19.              Dialogu social
  • 3.19.4            Politikat e punësimit dhe Fondi social Evropian
  • 3.19.5            Inkluzioni social
  • 3.19.6            Mbrojtja sociale
  • 3.19.7            Antidiskriminimi dhe mundësitë e barabarta

Krahas këtyre dy kapitujve, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, në kuadër të kompetencave të saj, merr pjesë në përgatitjen dhe zbatimin e aktiviteteve në disa seksione dhe kapituj të tjerë të PKPA, në veçanti Kapitulli 3.23 Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore dhe II. Kriteret ekonomike, 2.1. Ekzistenca e një ekonomie tregu funksionale. 

Pasqyrë e fushave nga Kapitulli 3.23 nën kompetencën e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale

3.23.3 Të drejtat themelore

  • Të drejtat e fëmijëve
  • Antidiskriminimi dhe mundësitë e barabarta
  • Përfshirja sociale e personave me aftësi të kufizuara
  • Procesi i deinstitucionalizimit
  • Përmirësimi i pozitës së viktimave të dhunës në familje
  • Parandalimi dhe ballafaqimi i abuzimit apo llojit tjetër seksual dhe neglizhimi i fëmijëve 

Më 5 shkurt 2020, Komisioni Evropian miratoi dhe publikoi një metodologji të re në lidhje me procesin e anëtarësimit në BE. Sipas metodologjisë së re, kapitujt ndahen në 6 grupime.

Kapitujt që mbulohen nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale janë të shpërndarë në grupet tematike të kapitujve të mëposhtëm:

  • 3.02 Lëvizje e lirshme e punëtorëve – Tregu i brendshëm
  • 3.19 Politika sociale dhe punësimi – Konkurrenca dhe rritja përfshirëse
Kapitujt 3.23 Gjyqësori dhe të drejtat themelore dhe kriteret ekonomike/2.1. Ekzistenca e një ekonomie tregu funksionale është pjesë e grupit Themelet (vlerat thelbësore).

- Programi nacional i miratimit të së drejtës së BE-së (PKPA) 2021-2025

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.