05.04.2024

MPPS: Vijon pagesa e të drejtave nga mbrojtja sociale dhe e fëmijëve

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon se prej sot ka filluar pagesa e të drejtave sociale, të fëmijëve dhe mbrojtjes civile për muajin mars 2024. 

Përfituesit e të drejtave që posedojnë kartela debitore do të mund të tërheqin të holla në bankomatet e bankave, t’i shfrytëzojnë mjetet për pagesa jo të gatshme në rrjetin e shitjes ose përmes sistemit bankar elektronik dhe celular prej sot – 5 prill 2024.

Në mënyrë që të shmangen turmat përpara bankave gjatë pagesës së të drejtave, për përdoruesit që nuk përdorin karta, pagesa do të kryhet në 2 grupe në filialet dhe ekspoziturat e bankave, sipas orarit të përcaktuar në rend alfabetik, respektivisht sipas shkronjës së parë të mbiemrit edhe atë:

  • 05.04.2024– А, B, V, G, D, Gj, E, Z, I, Ј, К, L,
  • 08.04.2024– M, N, Nj, O; P, R, S, Т, Q, U, F, H, C, Ç, Xh, Sh  
Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.