11.04.2024

Takimi i ministrit Vellkovski me këshillin e kujdestarëve nga SOS Fshati i Fëmijëve

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Gjoko Vellkovski sot ka mbajtur takim me këshillin e kujdestarëve nga SOS fshati i fëmijëve.

Situata në vend është shqetësuese sepse nuk ka interes për familjet e reja kujdestare dhe funksionimin e atyre ekzistuese vihet në pikëpyetje. Pa mbështetjen e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, procesi i deinstitucionalizimit nuk ka qëndrueshmëri – theksuan ata.

Në takim u theksuan dobësitë në sistemin e mbrojtjes sociale dhe trajtimin e kujdestarëve nga institucionet. Kujdesi për fëmijët duhet parë si një aktivitet profesional dhe duhet të përpiqemi të zëmë vendin e duhur në sistem.

Kujdestarët nuk janë njerëz të zakonshëm, por për ta sistemi duhet të japë kontributin e tij si ofrues të shërbimeve speciale - deklaroi Vellkovski.

Në të ardhmen, së bashku si partnerë, do të punojmë për miratimin e një metodologjie të veçantë për përcaktimin e kompensimit për një fëmijë në përkujdesje dhe kompensim për kujdestarin.

Kujdestaria duhet të bëhet profesion me kontribute të paguara për punën e kryer- u tha në takim.

Kujdestarët duhet të jenë partnerë të ministrisë në realizimin e të drejtave të fëmijëve.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.