Thirrje publike

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se në drejtim të avancimit dhe zhvillimit të shërbimeve sociale në nivel lokal dhe përmirësimin e cilësisë dhe qasjes së shërbimeve sipas nevojave të qytetarëve në rrezik social dhe përjashtim social, në vazhdimësi do të vazhdojë me aktivitete për financimin e projekteve për ndërtim, zgjerim, përshtatje dhe pajisje të objekteve për zgjerimin e kapaciteteve për sigurimin e shërbimeve me mjetet e buxhetit të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale ose me burime të tjera të mjeteve.

Për këtë qëllim, ftohen komunat të paraqesin kërkesë me dokumentacion të plotë për një projekt për ndërtim, pajisje dhe mirëmbajtje të objekteve të mbrojtjes sociale (dokumentacioni i specifikuar në thirrjen publike për aplikim, si: formularë për aplikacion, lista e pronës, projekti bazë dhe specifikimi për pajisje).

Komunat të cilat do të dorëzojnë dokumentacionin e plotë do t'i nënshtrohen shqyrtimit dhe vlerësimit për financim pas sigurimit të mjeteve nga Ministria.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.