25.04.2024

Vellkovski në takim me shoqatën Mobiliteti

Në kuadër të takimeve me shoqatat e qytetarëve, ministri Vellkovski realizoi takim me shoqatën “Mobiliteti”, Shkup. Personat me aftësi të kufizuara kanë mbetur në margjinat e sistemit gjatë 7 viteve të fundit. Fatkeqësisht, për më shumë se 7 vjet askush nuk i ka dëgjuar kërkesat e tyre - u theksua në takim.

Ne nuk heqim dorë nga kërkesa për një sistem më të mirë mbrojtjeje. Në shtet shërbimi i asistentëve personal nuk është zhvilluar proporcionalisht në të gjitha komunat – thonë nga Mobiliteti.

Në të ardhmen, ne do të punojmë së bashku për të përmirësuar sistemin ligjor dhe që këta njerëz të kenë akses në të drejta dhe mundësi të shtuara. Zgjidhjet sistematike janë masa më e mirë që mund të lëmë pas vetes - theksoi Vellkovski.

Ndryshe, në vend nuk ekziston një regjistër për personat me aftësi të kufizuar, gjë që do të çonte në krijimin e një politike sociale të zgjuar. Shërbimet profesionale në periudhën e ardhshme duhet të punojnë në një bazë të tillë të dhënash.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.