Përfaqësues për mundësi të barabarta për gratë dhe burrat
Në pajtim me Ligjin për mundësi të barabarta të grave dhe burrave, neni 23, në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, zhvillohet procedurë për konstatimin e trajtimit të pabarabartë të grave dhe burrave.
Procedurën e zhvillon Përfaqësuesi për mundësi të barabarta për gratë dhe burrat, person i punësuar si nëpunës civil në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale.
Përfaqësuesi për mundësi të barabarta të grave dhe burrave në kuadër të kompetencave të tij, në mënyrë të pavarur kryen punët dhe detyrat që kanë të bëjnë me mbrojtjen juridike të personave të diskriminuar në bazë gjinore dhe inicimin e procedurës për përcaktimin e trajtimit të pabarabartë të grave dhe burrave në pajtim me dispozitat e Ligjit për mundësi të barabarta për gratë dhe burrat, bashkëpunon me organet kompetente (organin kompetent inspektues, Avokatin e Popullit ose organ tjetër kompetent), përgatit raporte dhe analiza vjetore dhe kryen veprimtari të tjera.
Ankesë për fillimin e procedurës për përcaktimin e trajtimit të pabarabartë të grave dhe burrave.
Njoftime sipas obligimeve ndërkombëtare