Министерката Шахпаска во посета на Центарот за социјална работа во Куманово: Центарот за социјална работа во Куманово е успешен пример за интегриран начин на водење на случај
Министерката за труд и социјална политика, Јагода Шахпаска денеска во рамки на работните активности на Министерството за труд и социјална политика го посети Центарот за социјална работа (ЦСР) и Дневниот центар за лица со попречености во Куманово.
Министерката Шахпаска го посочи работењето на Центарот за социјална работа како успешна приказна на имплементација на проектот интегрирано водење на случај, иако тој претставува центар во кој има огромен број на барања од страна на граѓаните, односно околу 17 800 корисници на услуги и права, од кои околу 13 000 интегрирано водење на случај.
Во услови на пандемија, министерката Шахпаска истакна дека Центарот одлично се реорганизирал, и овозможил на пократок начин да ги доближи услугите на граѓаните, преку отворање на шалтерско работење кој овозможува брз прием на документи и нивно процесуирање, со цел заштита на вработените и барателите на социјални права и услуги, а истовремено и брз одговор на барањата на граѓаните.
„Остварувањето на правото за ГМП денес е олеснет со тоа што наместо да се пријавуваат во Агенцијата за вработување минимум 3 месеци, рокот е намален на еден месец, а барателот на ГМП во име на своето домаќинство не мора да биде пријавен во Агенцијата за вработување. Сето ова е во насока на олеснување на пристапот на овие граѓани на кои особено во услови на пандемија овие парични средства им се неопходни“,посочи Шахпаска.
Директорката на Центарот за социјална работа (ЦСР) информираше и за зголемување на бројот на деца кој ќе добиваат образовниот додаток за 2.5 пати споредено со периодот пред пандемијата, на што министерката се надоврза дека се прават измени во Законот за заштита на децата, во делот на предусловот за задолжително присуство на учениците на настава од 85 проценти, во услови на вонредни околности, како што е пандемијата од Ковид 19.
„Центарот за социјална работа во Куманово е успешен пример за интегриран начин на водење на случај, што претставува еден нов начин во социјалната заштита, кој навистина помага граѓаните полесно ги добиваат услугите и правата, ги решава нивните проблеми и да излегуваат од системот. Суштината на социјалната реформа не е регрутирање на поголем број на корисници, туку нивно вадење од сиромаштија и преку процесот на активација да се оспособат за работа преку Центрите за социјална работа и Агенцијата за вработување“, истакна Шахпаска.
Министерката Шахпаска го посети и Дневниот центар за лица со попречености во Куманово, каде што разговараше за моменталната состојба и за предизвиците со кои се соочуваат и корисниците и вработените, но и за самото функционирање во услови на КОВИД 19.
Ministrja Shahpaska e vizitoi Qendrën për Punë Sociale në Kumanovë: Qendra për Punë Sociale në Kumanovë është shembull i suksesshëm për mënyrën e integruar të udhëheqjes së rasteve
Sot, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, në kuadër të aktiviteteve të punës së Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, ka vizituar Qendrën për Punë Sociale (QPS) dhe Qendrën ditore për personat me aftësi të kufizuara në Kumanovë.
Ministrja Shahpaska vuri në dukje funksionimin e Qendrës për Punë Sociale si një histori suksesi në implementimin e projektit “Menaxhim i integruar i rasteve”, megjithëse është një qendër që ka një numër të madh të kërkesave nga qytetarët, respektivisht rreth 17,800 përfitues të shërbimeve dhe të drejtave, nga të cilat rreth 13,000 me menaxhim të integruar të rasteve.
Në kushte pandemie, ministrja Shahpaska theksoi se Qendra ishte riorganizuar mirë, dhe mundësoi që në mënyrë më të shkurtër t’i afrojë më shumë shërbimet për qytetarët, duke hapur sportel që mundëson pranimin e shpejtë të dokumenteve dhe përpunimin e tyre, në mënyrë që të mbrojë punonjësit dhe aplikuesit e të drejtave sociale dhe shërbimeve, dhe në të njëjtën kohë të përgjigjet më shpejtë ndaj kërkesave të tyre.
“Realizimi i së drejtës për NGM sot është lehtësuar nga fakti që në vend që të paraqiten në Agjencinë e Punësimit për minimum 3 muaj, afati është zvogëluar në një muaj, dhe aplikuesi për NGM në emër të amvisërisë së tij jo domosdoshmërish duhet të paraqitet në Agjencinë e Punësimit. E gjithë kjo ka për qëllim lehtësimin e aksesit të këtyre qytetarëve, e të cilët, veçanërisht në kushtet pandemie, kanë nevojë për këto mjete”, nënvizoi Shahpaska.
Drejtoresha e Qendrës për Punë Sociale (QPS) informoi edhe për rritjen e numrit të fëmijëve që do të marrin shtesën arsimore me 2.5 herë më shumë në krahasim me periudhën para pandemisë, për çka ministrja shtoi se po bëhen ndryshime në Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve, në pjesën e parakushtit për ndjekjen e detyrueshme të procesit mësimor të nxënësve prej 85 për qind, në kushte të jashtëzakonshme, siç është pandemia nga COVID 19.
“Qendra për Punë Sociale në Kumanovë është një shembull i suksesshëm i mënyrës së integruar të udhëheqjes së rasteve, që është një mënyrë e re në mbrojtjen sociale, e që vërtetë i ndihmon qytetarët të marrin shërbime dhe të drejta më lehtë, i zgjidhë problemet e tyre dhe të dalin nga sistemi. Thelbi i reformës sociale nuk është të rekrutojë një numër më të madh të përfituesve, por t'i heqë ata nga varfëria dhe përmes procesit të aktivizimit të aftësohen për punë përmes Qendrave për Punë Sociale dhe Agjencisë së Punësimit”, theksoi Shahpaska.
Ministrja Shahpaska gjithashtu e vizitoi Qendrën ditore për personat me aftësi të kufizuara në Kumanovë, ku u diskutua mbi situatën aktuale dhe sfidat me të cilat përballen përdoruesit dhe punonjësit, si dhe për vetë funksionimin të kësaj qendre në kushte të COVID 19.