Program i BE-së “Punësimi dhe inovacionet sociale” EaSi (employment and social innovation - EaSi)

Programi “Punësim dhe inovacione sociale” – EaSi (Employment and Social Innovation - EaSi) është një instrument financiar i Bashkimit Evropian me të cilin drejtpërdrejtë menaxhon Komisioni Evropian. Programi siguron përkrahjen e punësimit, politikës sociale dhe mobilitetit të fuqisë punëtore në BE. Me këtë instrument financohet zhvillimi dhe testimi i zgjidhjeve inovative për nxitjen e rritjes së qëndrueshme afatgjate dhe vendeve të punës, uljes së dallimeve ndërmjet shteteve anëtare dhe arritjen e përparimit në drejtim të uljes së pabarazisë sociale.

Programi EaSi përbëhet nga tri nën programe:

  • Progresi – Modernizimi i politikave të punësimit dhe politikave sociale
  • Mikrofinancimi i sipërmarrësisë sociale
  • EURES – Avancimi i mobilitetit të fuqisë punëtore

Republika e Maqedonisë ka lidhur Marrëveshje me Komisionin Evropian për pjesëmarrje në programin EaSi. Marrëveshja u nënshkrua më 31.01.2015 në Shkup dhe më datë 30.03.2015 në Bruksel. Për të hyrë në fuqi, u zbatua procedura e ratifikimit të Marrëveshjes nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë. Ligji për ratifikimin e Marrëveshjes së Republikës së Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrje të Republikës së Maqedonisë në programin e Bashkimit Evropian “Punësimi dhe inovacionet sociale” që u publikua në Gazetën zyrtare të RM. nr.125 nga 24.07.2015. Marrëveshja mundëson pjesëmarrje në nën programet PROGRES dhe Mikrofinancim dhe sipërmarrësi financiare. Republika e Maqedonisë nuk ka të drejtë të marrë pjesë në aktivitetet e nën programit EURES.

Më shumë

PROGRES: Modernizimi i politikave për punësim dhe politikat sociale

Nën-programi Progres, i menaxhuar drejtpërdrejt nga Komisioni Evropian, është instrumenti kryesor për avancimin e reformave të punësimit dhe politikave sociale. Qëllimi i këtij programi është të kontribuojë në zbatimin e strategjisë Evropa 2020, duke përfshirë objektivat e saj kryesore, udhëzimet e integruara dhe iniciativat kryesore. Programi do të vazhdojë të mbështesë politikat e BE-së në tre fusha: promovimi i punësimit me cilësi të lartë dhe të qëndrueshëm; garantimi i mbrojtjes sociale adekuate dhe dinjitoze dhe luftimi i përjashtimit social dhe varfërisë; përmirësimin e kushteve të punës.

Fondet shpërndahen si më poshtë:

  • punësim, në veçanti lufta kundër papunësisë së të rinjve: min. 20%;
  • mbrojtje sociale, përfshirje sociale dhe zvogëlim dhe parandalim të varfërisë: min. 50%;
  • kushte të punës: min. 10%

Më shumë

Thirrje publike

Aktivitetet që do të financohen përcaktohen në një program vjetor të punës të miratuar nga Komiteti i Programit në Bruksel.

Projektet do të jepen në Thirrje Publike për Grante/Shpallje të Tenderave.

Mbështetja e zhvillimit gjithëpërfshirës të shërbimeve në komunitet për kujdes afatgjatë përmes përfshirjes së më shumë palëve (InCARE)

Në Nëntor 2020 nisi projekti tre vjeçar "Mbështetje për Zhvillimin Gjithëpërfshirës të Shërbimeve të Kujdesit Afatgjatë të Bazuar në Komunitet (InCARE)", i mbështetur nga Bashkimi Evropian përmes programit të Punësimit dhe Inovacionit Social - EaCI. Qëllimi kryesor i InCARE është të përmirësojë aksesin në kujdesin adekuat dhe të përballueshëm për të moshuarit që kanë nevojë për kujdes për shkak të çrregullimeve njohëse ose funksionale.

Më shumë

Mikrofinanca dhe sipërmarrja sociale

Informacion mbi institucionet financiare

Komisioni Evropian nuk financon drejtpërdrejt sipërmarrësit dhe ndërmarrjet sociale, por lejon ofruesit e përzgjedhur të mikrokredive (ndërmjetësuesit financiarë) të rrisin kreditimin për sipërmarrësit dhe ndërmarrjet sociale.

Më shumë

Informacione për sipërmarrësit dhe mikro-ndërmarrjet

Financimi për mikro-ndërmarrjet dhe sipërmarrësit social sigurohet nga ndërmjetës financiarë të përzgjedhur drejtpërdrejt, të autorizuar nga Fondi Evropian i Investimeve. Lidhja e mëposhtme tregon ndërmjetësit financiarë të autorizuar në të gjithë Evropën: https://www.eif.org/what_we_do/microfinance/easi/easi-signatures.pdf

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut, “Sparkasse Macedonia” ka nënshkruar një marrëveshje garancie financiare me Fondin Evropian të Investimeve në kuadër të programit EaSI. Garancia financiare në vlerën 168.000 euro parashikon (merr rrezik për) një portofol kredie në vlerën rreth 1.5 milionë euro.

Programi i “Sparkasse Bank Maqedonia” quhet "Hap pas hapi" dhe mbështet sipërmarrësit e rinj të cilët kanë ide për të krijuar biznesin e tyre dhe kanë nevojë për financim për zhvillim të mëtejshëm. Programi është krijuar për kompanitë që janë të regjistruara për më pak se 24 muaj, kanë nevojë për mbështetje financiare dhe arsimore, janë në fazën fillestare ose zhvillimore dhe punësojnë një ose më pak se 10 punonjës. Për këto kompani, “Hap pas Hapi” jep kredi deri në 25 mijë euro.

Sparkasse Bank Maqedoni do ta zbatojë programin në bashkëpunim me Social Impact Lab dhe Start-up Academy, përmes zbatimit të tetë moduleve të ndryshme arsimore.

Asistencë teknike për ndërmjetësit financiarë

Për ndërmjetësit financiarë do të ketë në dispozicion ndihmë financiare.

Ekzistojnë tre forma të asistencës teknike:

  • Kryerja e një vlerësimi të institucionit (vlerësimi) ose përcaktimi i vlerësimit të institucionit (rating) nga shtëpi të pavarura të specializuara dhe përgatitja e një raporti të vlerësimit ose renditjes së kryer. Në përputhje me të gjeturat në raporte, është rënë dakord dhe kryhet trajnimi për punonjësit dhe menaxhmentin e organizatës;

  • Pjesëmarrje në punëtori dhe seminare me tema të ndërlidhura me mikrofinancat;

  • Konsultimet për ofruesit e mikrokredive mbi Kodin Evropian të Sjelljes për Mikrokredi. Thirrjet për shprehje interesi për asistencë teknike janë postuar në faqen e internetit https://ec.europa.eu/social/main.jsp?catId=1081.

Shërbimi i organizatave të interesuara bëhet sipas parimit “ai që vjen i pari, i pari shërbehet”.

Personat kontaktues për programin

Aleksandra Sllavkoska

Tel. + 389 3106 358

 

Ankica Ivanovski

Tel. + 389 3106 358

Dokumente

Linqe

Programi EaCi

http://ec.europa.eu/social/main.jsp?catId=1081

Fondi i Investimeve Evropiane

http://www.eif.org/index.htm

Drejtoria e Punësimit, Çështjeve Sociale dhe Përfshirjes

http://ec.europa.eu/social/home.jsp?langId=en

Sekretariati për Çështje Evropiane

http://www.sep.gov.mk/

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.