Programi nacional për miratimin e të drejtës së Bashkimit Evropian (NPAA)
Programi nacional për miratimin e të drejtës së Bashkimit Evropian (NPAA) paraqet një dokument kyç për procesin e integrimit të Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian, i cili e pasqyron dinamikën e harmonizimit të legjislaturës nacionale me të drejtën e Bashkimit Evropian dhe forcimit të kapaciteteve administrative, respektivisht adaptimit të institucioneve nacionale ndaj strukturave administrative evropiane.
Në kuadër të Programit nacional për miratimin e të drejtës së Bashkimit Evropian, përcaktohet një plan dhe orar i detajuar për harmonizimin e legjislaturës nacionale me të drejtën e BE-së (acquis communautaire), me ç ‘rast përcaktohen institucionet dhe organet kompetente për përgatitjen dhe zbatimin e tij, qartë përcaktohen edhe afatet kohore dhe mjetet e nevojshme buxhetore për realizimin e aktiviteteve të planifikuara dhe arritjes së qëllimeve të përcaktuara. Në NPAA vihet një theks i veçantë te strukturat administrative për zbatimin e legjislaturës, në drejtim të formimit të institucioneve të reja ose reformimit të atyre ekzistuese, si dhe për sigurimin e kuadrit përkatës profesional dhe të trajnuar.
Programi nacional për miratimin e të drejtës së Bashkimit Evropian, për herë të parë është përgatitur dhe miratuar nga ana e Qeverisë së RM-së në vitin 2007, ku çdo vit bëhet revidimi i rregullt (në bazë vjetore) dhe azhurnimi i dokumentit, me përfshirjen e prioriteteve dhe aktiviteteve që dalin nga raportet e rregullta të Komisionit Evropian për anëtarësim si dhe nga Dialogu aderues në nivel të lartë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë.
NPAA e përcjell strukturën e kritereve të Kopenhagës dhe Madridit (kriteret për anëtarësim në Bashkimin Evropian) dhe i përfshinë (I) kriteret politike, (II) kriteret ekonomike, (III) aftësitë për të ndërmarrë obligimet, (IV) kapaciteti administrativ, (V) përgatitja e Versionit nacional të së drejtës së BE-së dhe (VI) informimi dhe komunikimi me opinionin.
Programi përmban pjesën narrative me matrica dhe qëllime dhe aktivitete, si dhe pjesën tabelore (shtojcat).
Procesi i përpilimit të NPAA koordinohet nga Sekretariati për çështje evropiane (SÇP), ku për secilën pjesë të Programit, respektivisht për secilin kapitull negociues, është formuar një Grup i posaçëm i punës, varësisht nga sferat dhe çështjet që janë përfshirë me kapitullin konkret.
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale është drejtpërdrejtë kompetente për të dy kapitujt edhe atë për Kapitullin3 3.02. Lëvizja e lirë e punëtorëve dhe Kapitulli 3.19 Politika Sociale dhe punësimi, Krahas këtyre, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në kuadër të kompetencave të veta, merr pjesë edhe në përgatitjen dhe implementimin e aktiviteteve edhe në disa pjesë dhe kapituj të NPAA.
Shqyrtimi i sferave në kuadër të Kapitujve 3.02 dhe 3.19:
Kapitulli 3.02. Lëvizja e lirë e punëtorëve
- 3.02.1. Qasja në tregun e punës
- 3.02.2. EURES
- 3.02.3 Koordinimi i sistemeve të sigurimit social
- 3.02.4 Kartela Evropiane për sigurim shëndetësor
Kapitulli 3.19. Politika sociale dhe punësimi
- 3.19.1. E drejta e punës
- 3.19.2 Shëndeti dhe siguria gjatë punës
- 3.19. Dialogu social
- 3.19.4 Politikat e punësimit dhe Fondi social Evropian
- 3.19.5 Inkluzioni social
- 3.19.6 Mbrojtja sociale
- 3.19.7 Antidiskriminimi dhe mundësitë e barabarta
Krahas këtyre dy kapitujve, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, në kuadër të kompetencave të saj, merr pjesë në përgatitjen dhe zbatimin e aktiviteteve në disa seksione dhe kapituj të tjerë të PKPA, në veçanti Kapitulli 3.23 Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore dhe II. Kriteret ekonomike, 2.1. Ekzistenca e një ekonomie tregu funksionale.
Pasqyrë e fushave nga Kapitulli 3.23 nën kompetencën e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale
3.23.3 Të drejtat themelore
- Të drejtat e fëmijëve
- Antidiskriminimi dhe mundësitë e barabarta
- Përfshirja sociale e personave me aftësi të kufizuara
- Procesi i deinstitucionalizimit
- Përmirësimi i pozitës së viktimave të dhunës në familje
- Parandalimi dhe ballafaqimi i abuzimit apo llojit tjetër seksual dhe neglizhimi i fëmijëve
Më 5 shkurt 2020, Komisioni Evropian miratoi dhe publikoi një metodologji të re në lidhje me procesin e anëtarësimit në BE. Sipas metodologjisë së re, kapitujt ndahen në 6 grupime.
Kapitujt që mbulohen nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale janë të shpërndarë në grupet tematike të kapitujve të mëposhtëm:
- 3.02 Lëvizje e lirshme e punëtorëve – Tregu i brendshëm
- 3.19 Politika sociale dhe punësimi – Konkurrenca dhe rritja përfshirëse
Kapitujt 3.23 Gjyqësori dhe të drejtat themelore dhe kriteret ekonomike/2.1. Ekzistenca e një ekonomie tregu funksionale është pjesë e grupit Themelet (vlerat thelbësore).
- Programi nacional i miratimit të së drejtës së BE-së (PKPA) 2021-2025