PROJEKTI PËR SHFRYTËZIMIN E SHËRBIMIT FALAS PËR PUSHIM DHE REKREACION NGA FËMIJËT E FAMILJEVE ME RREZIK SOCIAL DHE FËMIJËVE QË SHFRYTËZOJNË SHTESË TË POSAÇME

Qëllimi: zhvillimi psikomotorik i fëmijëve dhe aftësisë për mirëkuptim, respektimin e dallimeve dhe bashkëpunimit me grupe, aftësinë për pranimin e vetvetes dhe të tjerëve dhe orientimit në hapësirë

Shërbimin për pushim dhe rekreacion mund ta shfrytëzojnë fëmijët e familjeve që shfrytëzojnë ndihmë sociale në para, ndihmë permanente në para, fëmijë që shfrytëzojnë shtesat e posaçme, shtesat fëmijërore, si dhe fëmijët pa prindër dhe kujdes prindëror që janë nxënës të rregullt të klasës së pestë, gjashtë, shtatë dhe tetë.

Shërbimi mund të shfrytëzohet nga 2000 fëmijë gjatë pushimit veror dhe 1000 fëmijë gjatë pushimit dimëror.

Me shërbimin për pushim dhe rekreacion gjatë pushimit veror, shfrytëzuesve ju sigurohet qëndrim prej 7 ditëve (gjashtë pansione të plota me tri shujta ditore), ndërsa gjatë pushimit dimëror, atyre ju sigurohet qëndrim prej 6 ditëve (pesë pansione të plota me tri shujta ditore).

Transporti i fëmijëve do të jetë i organizuar nga vendi i caktuar nga Qendra kompetente për punë sociale, deri te pushimorja/hoteli dhe anasjelltas.

Fëmijët që shfrytëzojnë shtesat e posaçme kanë të drejtë për shoqërues gjatë kohës së pushimit dhe rekreacionit.

Rezultatet e arritura:

Me projektin e vitit 2012 deri më tani (me dimrin 2020) janë përfshirë gjithsej 15,680 fëmijë. 

Projekti nuk u realizua në verën e vitit 2020, dimrin dhe verën e vitit 2021 dhe dimrin e vitit 2022, për shkak të pandemisë COVID-19.

Projekti filloi të zbatohet sërish nga vera 2022, dimri 2023 dhe shërbimin pushim dhe rekreacion e shfrytëzuan gjithsej 519 persona.

Shërbimin për pushim dhe rekreacion duke filluar nga viti 2012 deri në dimrin e vitit 2023 e kanë shfrytëzuar 16,190 persona.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.