25.05.2023

Arritjet dhe përfitimet e masës së Vetëpunësimit nga Plani Operativ

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, së bashku me drejtorin e Agjencisë për Punësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bekim Murati dhe komunikuesin, Bojan Kordalov, takuan të rinjtë në Qendrën për Ndërmarrësi Sociale dhe diskutuan për përfitimet dhe arritjet e masës së vetëpunësimit nga Plani operativ të cilin e zbaton Ministria e Punës dhe Politikës Sociale së bashku me Agjencinë për Punësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Me fjalën e saj hyrëse, ministrja i përshëndeti të rinjtë e pranishëm dhe i inkurajoi që t’i shfrytëzojnë masat e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ajo theksoi se çdo ide mund të realizohet dhe se masa e vetëpunësimit mund ta bëjë atë të mundur.

"Vitet e mëparshme të suksesshme të Planit Operativ janë dëshmi e efektivitetit të kësaj mase. Në dy vitet e fundit, 1.412 të rinj deri në moshën 29 vjeç dhe 1.564 gra kanë regjistruar kompanitë e tyre", informoi Trençevska. Ajo poashtu ka shpjeguar edhe masën e vetëpunësimit.

“Ajo që ofrohet me këtë masë është mbështetja financiare prej 5.000 euro për një person dhe 10.000 euro për partnerët që duan ta hapin biznesin bashkë dhe ta menaxhojnë atë së bashku”, tha ministrja.

Për suksesin e deritanishëm të Planit Operativ dhe për planet e ardhshme foli edhe drejtori i Agjensisë për punësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bekim Murati.

“Këtë vit për zbatimin e Planit Operativ është parashikuar buxheti më i madh deri më tani, në shumën mbi 32 milionë euro, i cili është planifikuar të përfshijë 14.536 persona. Veçanërisht dua të theksoj masën Trajnim për aftësi të avancuara të TI-së, për të cilën këtë vit përfshirja e planifikuar është dyfishuar dhe arrin në rreth 800 persona. Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet suksesi i Garancisë për Rininë, ku në vitin 2022 u përfshinë 20,185 të rinj të papunë, nga të cilët 43% brenda një periudhe 4 mujore u punësuan ose u përfshinë në njërën nga masat aktive të punësimit”, tha Murati.

Komunikuesi Bojan Kordalov iu referua edhe rëndësisë së lirisë tek të rinjtë, siç është mundësia për të vendosur vetë dhe për të zgjedhur se çfarë, si dhe kur do të punojnë. Ai e lidhi këtë liri me shfrytëzimin e masave të ofruara nga MPPS së bashku me APRMV.

“Duke shfrytëzuar masat e krijuara nga MPPS, të rinjtë duhet të kenë mundësi të ndryshojnë pa probleme dhe drejtpërdrejt sistemin, shërbimet, mentalitetin, pra të krijojnë një shtet sipas masës së tyre, nga i cili mund të përfitojë çdo njeri. Ju kujtoj se të rinjtë janë e ardhmja, por shumë më tepër e tashmja dhe këtë mesazh e presin nga institucionet kompetente. Duke ndarë histori suksesi nga të rinjtë që kanë pasur sukses me idetë e tyre të biznesit, do të reduktohet injoranca e të rinjve dhe do t'u jepet një mundësi më e madhe për t'u përfshirë në krijimin e politikave dhe masave që synojnë posaçërisht të rinjtë", tha Kordallov.

Ai theksoi gjithashtu se ky mund të jetë motivi i vetëm që do t'i nxisë të rinjtë të mos emigrojnë me asnjë çmim dhe të ndjejnë se shteti u takon njëlloj dhe se shoqëria nuk ekziston vetëm për politikanët dhe partitë.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe 4 persona të cilët përfaqësojnë shembuj të suksesshëm që kanë shfrytëzuar masën e vetëpunësimit nga Plani Operativ për masa dhe programe aktive. Njerëzit patën mundësinë të prezantojnë biznesin e tyre dhe të inkurajojnë të rinjtë që të vendosin për një hap drejt përmbushjes së ideve dhe planeve të tyre të biznesit.

Ngjarja u moderua nga aktivisti i ri, Ivan Durgutov.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.