30.05.2023

Husein: Zhvillimi i një politike gjithëpërfshirëse dhe të hapur të punës, veçanërisht në fushën e punësimit, është një element kyç për avansimin e cilësisë së jetës së secilit prej nesh

Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, Enver Husein, sot së bashku me bashkëshorten e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Prof.Dr Elizabeta Gjorgjievska dhe ministrin e Shëndetësisë, Dr. Fatmir Mexhiti, ishin të pranishëm në një manifestim të organizuar me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Sklerozës Multiple. Ngjarja u organizua nga Shoqata Kombëtare për Ndihmën dhe Mbështetjen e Personave me Sklerozë Multiple.

“Ministria e Punës dhe Politikës Sociale është përgjegjëse për krijimin dhe zbatimin e politikës sociale dhe të punës, dhe në atë drejtim ne gjithmonë udhëhiqemi nga premisa e përmirësimit të jetës së përditshme të njerëzve që përballen me sfidat e tyre, siç janë personat me Sklerozë Multiple” tha Husein.

Ai theksoi se Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në periudhën e ardhshme do të organizojë një sërë prezantimesh publike rreth modelit të ri të vlerësimit të aftësisë së kufizuar, dhe drejt ofrimit të së drejtës për punësim.

“Zhvillimi i një politike gjithëpërfshirëse dhe të hapur të punës, veçanërisht në fushën e punësimit, është një element kyç për përmirësimin e cilësisë së jetës për secilin prej nesh dhe ndikon drejtpërdrejt në uljen e varfërisë. Modeli i ri i vlerësimit do të ofrojë, përveç mundësinë e mbështetjes së punësimit në tregun e hapur të punës dhe plotësimit të sistemit të referimit dhe garantimit të rehabilitimit në drejtim të një jete të pavarur cilësore dhe të sigurt”, tha Husein.

Në fund të fjalës së tij, zëvendësministri i përgëzoi të gjithë ata që po përballen me këtë situatë dhe theksoi se janë njerëz veçanërisht të guximshëm.Ai theksoi se hapja për të folur me zë të lartë dhe me guxim për shëndetin personal është një virtyt i madh dhe theksoi se histori të tilla personale janë gjithmonë frymëzim për të tjerët.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.