13.07.2021

Husejin: Përfshirja e komunitetit etnik rom në proceset e integrimit nuk mund të realizohet nëse nuk krijohen politika të destinuara vetëm për ta 

Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, Enver Husejin, mbajti një fjalim hyrës në uebinarin rajonal për  qasjen e të dhënave dhe statistikat zyrtare në lidhje me politikat publike të përfshirjes së romëve.

Duke theksuar rëndësinë e qasjes së të dhënave dhe posedimin e të dhënave relevante statistike për krijimin e politikave për popullatën rome, zëvendësministri Husejin tha se një nga problemet themelore me të cilën ballafaqohen shtetet është ekzistimi i pamjaftueshëm i të dhënave të veçuara sipas përkatësisë etnike, në veçanti në sistemin statistikë zyrtarë.

Si arsye për të dhënat e pakta për romët, sipas përvojave nga vende të ndryshme, zëvendësministri Husejin e rekomandoi perceptimin e gabuar se ligjet për mbrojtjen e të dhënave personale ndalojnë grumbullimin e të dhënave etnike, mossuksesi të kuptohet rëndësia strategjike e monitorimit etnik për luftën kundër diskriminimit, frikës se të dhënat statistikore për bashkësitë etnike mund të keqpërdoren dhe mungesa e vullnetit politik të pushtetit të përpilojnë programe për integrimin e romëve, mungesa e vizionit për reformë të vërtetë, e cila bazohet në vlerësime kuantitative të nevojave dhe të përgatitjes për shpërndarjen e resurseve adekuate.

Husejin potencoi se “monitorimi dhe vlerësimi i politikave publike janë një nga elementet kryesore në procesin e krijimit të politikave, në veçanti gjatë krijimit të politikave të bazuara në dëshmi, e cila me të drejtë merr vëmendje më të madhe nga ana e të gjitha palëve të përfshira në proces. Përmes këtij procesi grumbullohen informacione për zbatimin e politikave publike, që mund të shërbejnë të korrigjohen aspekte të përcaktuara nga zbatimi, si dhe të bëhet zhvendosje në kohë e resurseve, me qëllim në mënyrë sa më efikase dhe efektive të arrihen qëllimet e përcaktuara të politikave publike”.

Duke folur për përfitimet nga zbatimi i monitorimit dhe vlerësimit gjatë krijimit të politikave publike të bazuara në dëshmi, zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale theksoi se ky proces është i rëndësishëm sepse në këtë mënyrë mundësohet të zhvillohet dhe të avancohet debati publik dhe krijohen mundësi që vendimet të merren përmes përfshirjes së gjerë të të gjitha palëve të përfshira, me çka avancohen proceset demokrafike, përforcohet besimi në institucionet shtetërore, që bëhen më të përgjegjshme, më transparente dhe më të hapura për qytetarët.“

Kështu, me rëndësi të madhe është të zhvillohet korniza metodologjike për monitorim (përcjellje) dhe vlerësim (monitorim) të politikave publike”, potencoi zëvendësministri Husejin.

Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale është me qëndrimin se: “Përfshirja e bashkësisë etnike rome në proceset e integrimit nuk mund të realizohet nëse nuk krijohen politika të destinuara vetëm për ta. Pa ekzistimin e të dhënave statistike relevante, krijimi i politikave nuk do t’i jep rezultatet e pritura. Të gjithë së bashku të punojnë në krijimin e bazës së të dhënave”.

Në uebinarin rajonal për qasjen e të dhënave dhe statistika zyrtare relevante për politikat publike për përfshirje të romëve në organizimin e UNICEF morën pjesë përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, përfaqësues qeveritar, përfaqësues të sektorit joqeveritar, si dhe ekspertë.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.