17.01.2022

Jovanka Trençevska e mori detyrën Ministre e Punës dhe Politikës Sociale 

Në ambientet e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale sot u bë pranim-dorëzimi i pozitës ministër i Punës dhe Politikës Sociale. Ministrja e sapoemëruar Jovanka Trençevska e mori pozitën nga ministrja e deritanishme, Jagoda Shahpaska.  Me këtë veprim ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Trençevska edhe zyrtarisht filloi me menaxhimin e këtij sektori.

 

“Është nder dhe kënaqësi për mua të drejtoj sektorin në të cilin prej vitesh kam marrë pjesë aktive në krijimin e politikave sociale që synojnë qytetarët dhe veçanërisht kategorinë më të cenueshme. Prioriteti im do të jetë promovimi i të drejtave të mbrojtjes sociale, sigurimi i pensioneve të rregullta dhe të sigurta, mbrojtja dhe respektimi i të drejtave të punëtorëve dhe kujdesi për më të rinjtë. Ne vazhdojmë të ndërtojmë një shoqëri së bashku për të gjithë. Barazia gjinore mbetet lart në agjendën time dhe të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale”, tha Trençevska.

 

Ministrja e deritanishme e Punës dhe Politikës Sociale Shahpaska, pasardhëses së saj Trençevska i uroi punë të suksesshme dhe të frytshme. Ajo e informoi për projektet aktuale në të cilat Ministria është duke punuar, për dinamikën e parashikuar për realizimin e tyre dhe për pengesat e mundshme me të cilat përballen. 

Trençevska vjen nga pozita drejtuese në Inspektoratin Shtetëror të Punës, ndërsa më parë ka mbajtur pozitën e Sekretares Shtetërore në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale. Ajo është pjesë e kësaj Ministrie prej 19 vitesh me pjesëmarrjen e saj aktive në krijimin e politikave për barazinë gjinore të grave dhe burrave, ku ka një pozicion drejtues në këtë sektor. Karriera e saj e deritanishme ka pasur për qëllim promovimin e të drejtave të punëtorëve si dhe barazinë gjinore midis burrave dhe grave. Ministrja Trençevska është magjistër e shkencave sociologjike.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.