Ministrja Shahpaska e vizitoi SOS Fshatin e Fëmijëve: Kujdesi për më të vegjlit, veçanërisht për fëmijët pa prindër dhe kujdes prindëror është një nga prioritetet tona

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, sot e vizitoi SOS Fshatin e Fëmijëve në Shkup, ku u takua dhe bisedoi me personat që e menaxhojnë punën në Fshatin e Fëmijëve, kujdestarët që në rolin e prindërve ofrojnë kujdes 24 orë dhe me një grup të fëmijëve që jetojnë në të.

Në takim u bisedua për të gjitha ato aktivitete që zbatohen në fushën e reformës sociale, kujdesin për fëmijët pa prindër dhe kujdes prindëror dhe me kujdestarët që janë në rolin e prindërve për angazhimin e tyre në SOS Fshatin e Fëmijëve.

“Kujdesi për më të vegjlit, veçanërisht për fëmijët pa prindër dhe kujdes prindëror është një nga prioritetet e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. Ne ramë dakord që ky kujdes të jetë i vazhdueshëm, profesional nga ofruesit e shërbimeve profesionale të cilët do të mbështesin fëmijët në rrezik social dhe do të kujdesen për procesin e tyre edukativo-arsimor edhe më tej në aktivizimin e tyre në tregun e punës”, nënvizoi Shahpaska.

Ministrja e vizitoi edhe Qendrën e Resurseve e cila synon t’i forcojë kapacitetet e familjeve për kujdes cilësor dhe mbrojtje të fëmijëve të tyre dhe të sigurojë mbështetje ndërhyrëse për fëmijët dhe prindërit në krizë.

Qendra e Resurseve përfshin mbështetje edukative, mbështetje në ushqim, sigurim të shëndetit të tyre fizik, psiko-social dhe emocional dhe avancim të kushteve jetësore, në mënyrë që të lehtësojë qasjen në të drejtat e fëmijëve për zhvillim dhe mbrojtje.

Për momentin në SOS Fshatin e Fëmijëve janë kujdesur 57 fëmijë në 13 familje strehuese me mbështetje shtesë nga ekip profesional.​

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.