Ministrja Shahpaska në mbledhjen e KES: E diela duhet të jetë ditë jo-pune për numrin mbizotërues të punëtorëve, por funksionet vitale të shtetit nuk duhet të kufizohen

Këshilli Ekonomik-Social në mbledhjen e sotme, të kryesuar nga ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, diskutoi për draft versionin e ndryshimeve në Ligjin për marrëdhënie pune, që parashikon dita e diel do të jetë ditë jo-pune.

Projektligji për ndryshimin e Ligjit për marrëdhëniet e punës u përgatit nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, pasuar nga një debat intensiv me punëtorët, si dhe me punëdhënësit.

“Debati që u zhvillua në periudhën e kaluar ishte me të vërtetë i gjerë dhe jep kontribut të rëndësishëm në përgatitjen e zgjidhjes përfundimtare ligjore, përmes së cilës do të mundësohet që dita e diel të jetë ditë jo pune. Ideja e Qeverisë dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale është të krijojnë kushte që shumica e punëtorëve të jenë në gjendje të kalojnë të ditën e diel me familjet e tyre, si qelizë themelore e një shoqërie funksionale”, theksoi ministrja Shahpaska.

Ajo theksoi se zgjidhja ligjore duhet të konceptohet në mënyrë të tillë që të sigurojë funksionimin efikas të sistemit, në mënyrë që ata punëtorë që punojnë në aktivitete që nuk janë të nevojshme për të punuar vazhdimisht, të mos punojnë të dielave.

“Punëtorët i kemi në qendër të vëmendjes sonë. Por, duhet të ketë përjashtime dhe kjo është arsyeja pse ne jemi të kujdesshëm, sepse nuk duhet të kufizojmë funksionet vitale të shtetit”, shpjegoi ministrja Shahpaska.

Përfaqësuesit e punëdhënësve dhe punëtorëve i shprehën pikëpamjet e tyre për zgjidhjen ligjore, për të cilën, siç theksuan, është mirë që të ketë një debat të gjerë shoqëror.

Në mbledhjen e KES, edhe pse janë anëtarë, nuk morën pjesë përfaqësuesit e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM).

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.