02.07.2021

Ministrja Shahpaska në seancën e parë të Trupit Koordinues Kombëtar për parandalimin dhe luftën kundër dhunës mbi gratë dhe dhunës në familje: Sigurojmë qasje të re dhe efikase në përballjen me dhunën e bazuar gjinore

Trupi Koordinues Kombëtar për zbatimin e Konventës së Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftën kundër dhunës mbi gratë dhe dhunës në familje, sot realizoi seancën e parë konstituive të cilën e drejtoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska.

Formimi i këtij trupi del nga Ligji për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna mbi gratë dhe dhunës në familje. Detyra e tij kryesore është të koordinojë punën e institucioneve në pjesën e parandalimit dhe mbrojtjes nga dhuna e bazuar gjinore mbi gratë dhe dhunës në familje, si dhe të përgatisë dhe ndjekë realizimin e politikave kombëtare të kësaj sfere.

“Qasja multisektoriale e institucioneve dhe bashkëpunimi produktiv me sektorin civil është me rëndësi të veçantë për njohjen, parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna mbi gratë dhe dhunës në familje, si dhe ri integrimi i viktimave të dhunës. Krijimi i këtij trupi, paraqet qasje të re dhe efikase drejt njohjes në kohë dhe përballjen me dhunën e bazuar gjinore në vendin tonë”, vlerësoi ministrja Shahpaska.

Trupi Koordinues Kombëtar, mes tjerash, ka për detyrë të propozojë masa për avancimin e parandalimit dhe mbrojtjes nga dhuna mbi gratë dhe dhuna në familje, por edhe të ndjekë zbatimin e Konventës së Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftën kundër dhunës mbi gratë dhe dhunës në familje dhe politikat kombëtare nga fusha e dhunës së bazuar gjinore mbi gratë dhe dhunës në familje, e njohur si Konventa e Stambollit.

“Dhuna nuk njeh gjini, fe, komb, arsim, profesion, parti politike, si nga ana e viktimës ashtu edhe nga ana e dhunuesit. Prandaj, për ne si shoqëri, me rëndësi të madhe është miratimi i Ligjit për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna mbi gratë dhe dhunës në familje, që del nga Konventa e Stambollit, e cila është e ratifikuar edhe në Maqedoninë e Veriut”, theksoi ministrja Shahpaska.

Në Trupin Koordinues Kombëtar për zbatimin e Konventës së Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftën kundër dhunës mbi gratë dhe dhunës në familje, të cilën e drejton ministrja Shahpaska, marrin pjesë përfaqësues të Resorit për Punë dhe Politikë Sociale, Drejtësi, Punë të Brendshme, Shëndetësi dhe Arsim dhe Shkencë, por edhe përfaqësues të sektorit civil, Organizata e punëdhënësve dhe Lidhja e Sindikatave.

Ministrja Shahpaska paralajmëroi se Trupi Koordinues Kombëtar në periudhën e ardhshme do t’i shqyrtojë edhe aktet nënligjore të Ligjit për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna mbi gratë dhe dhunës në familje, për të cilat, për momentin punon Ministria e Punës dhe Politikës Sociale me mbështetje të partnerëve ndërkombëtar.

“Për Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut është prioritet të kemi procedurë të shpejtë dhe efikase për mbrojtjen e viktimave, ri integrimin e tyre në sistem si dhe të sigurojmë parandalimin në drejtim të zvogëlimit të dhunës. Ky Trup Koordinues Kombëtar do të ketë rol të rëndësishëm në përforcimin e përgjigjes së institucionit, por edhe në koordinimin më efikas ndër-resorial”, tha ministrja Shahpaska.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.