23.12.2021

Ministrja Shahpaska u dhuroi paketa fëmijëve nga Shtëpia e vogël në grup në Kapishtec 

Në prag të festave të Vitit të Ri, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska, sot u shoqërua me fëmijët e Shtëpisë së vogël në grup në Kapishtec të Shkupit, që funksionon në kuadër të Institucionit Special Demir Kapi.

 

Ministrja Shahpaska u dhuroi të gjithë fëmijëve dhurata për Vitin e Ri dhe u uroi shumë dashuri, shëndet dhe lumturi. Ajo theksoi se është thelbësore që shoqëria të sigurojë përfshirjen e plotë të personave me aftësi të kufizuara dhe theksoi se për Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale kjo mbetet prioritet kyç.

 

“Me deinstitucionalizimin dhe vendosjen e tyre në një shtëpi të vogël grupore, këta fëmijë përfshihen për herë të parë në procesin arsimor në shkollat speciale. Jeta e tyre e përditshme ka ndryshuar krejtësisht. Ata jetojnë në një atmosferë të ngrohtë, më të ngjashme me familjen. Janë pritur mirë nga ambienti dhe nga fqinjët. Ky është një konfirmim se modeli i Maqedonisë për deinstitucionalizimin jep rezultate pozitive dhe njihet si shembull pozitiv për vendet tjera”, tha ministrja Shahpaska.

 

Ajo theksoi se ky proces bëri të mundur që asnjë fëmijë nën moshën 18 vjeç të mos vendoset në një institucion rezidencial. Tani ata ndodhen në shtëpi të vogla grupore, ku për ta kujdeset staf profesional i cili i ndihmon fëmijët çdo ditë. Me Ligjin e ri për mbrojtjen sociale ulet kufiri i asistencës personale nga 18 në 6 vjeç, që është një tjetër përparim domethënës në kujdesin ndaj personave me aftësi të kufizuar.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.