16.06.2022

Ministrja Trençevska do të merr pjesë në Konferencën Ministrore në Romë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, udhëton në Romë, Itali, për shkak të pjesëmarrjes së Konferencës Ministrore dy ditore mbi plakjen, në organizim të UNECE, Grupi i përhershëm i punës mbi plakjen i UNECE dhe Qeveria e Italisë.

Me konferencën e sivjetshme shënohen dy dekada nga miratimi i Planit të Veprimit të Madridit mbi plakjen dhe strategjia rajonale për implementim.

Tema e Konferencës është “Bashkimi i forcave për solidaritet dhe mundësi të barabarta gjatë tërë jetës”. Këto tema do të adresohen nëpërmjet perspektivave për:

  • promovimin mbi plakjen aktive dhe të shëndetshme gjatë tërë jetës;
  • sigurimin e qasjes së kujdesit afatgjatë dhe mbështetjes për kujdestarët dhe familjet;
  • menstriming i plakjes për avancimin e shoqërisë për të gjitha moshat.

Ministrja Trençevska do të merr pjesë si paneliste e sesionit të organizuar nga Qeveria e Bullgarisë dhe Zyra Rajonale e Fondit të Popullsisë së KB (UNFPA) sot (16 qershor), me temë “Përforcimi i rezistencës demografike nëpërmjet shfrytëzimit të mundësive nga plakja e popullsisë”.

Gjatë vizitës në Romë dhe në kuadër të Konferencës Ministrore, planifikohet takim midis ministres Trençevska dhe drejtoreshës së Zyrës Rajonale të Fondit të Popullsisë së KB (UNFPA), znj. Xhulija Valeze dhe takim bilateral me ministren e kujdesit familjar dhe social të Republikës së Turqisë, znj. Derja Janik.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.