21.09.2022

Ministrja Trençevska merr pjesë në konferencën rajonale të UNFPA për politikat përgjegjëse gjinore në Stamboll

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, udhëton për Stamboll, Republika e Turqisë, për shkak të pjesëmarrjes së Konferencës Rajonale të Fondit të Popullsisë së Kombeve të Bashkuara (UNFPA) për politikat përgjegjëse gjinore. Këto politika janë me rëndësi të madhe në krijimin e baraspeshës midis jetës private dhe profesionale të grave dhe burrave në sektorin privat dhe atë publik.

Konferenca do të jetë një mundësi për t’u njohur me praktikat e mira të shteteve të vendeve të tjera dhe mundësitë e njëjta t’i zbatojmë në kontekstin tonë.

Ministrja Trençevska do të flet për avancimin e arritur lidhur me politikat demografike përgjegjëse gjinore në shtetin tonë dhe hapat e ardhshëm që do të jenë në përputhshmëri me ndryshimin e formacioneve familjare dhe strukturave dhe evolucioni i trendëve demografike.

Në konferencë do të marrin pjesë rreth 100 përfaqësues të agjencive të OKB-së, anëtarë të qeverive dhe parlamenteve të shteteve nga Evropa Lindore dhe Azia Qendrore, universitete, kompani private etj. 

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.