09.07.2021

MPPS: Vaksinohen 27 persona me aftësi të kufizuara intelektuale nga Enti për rehabilitimin e fëmijëve dhe të rinjve në Fushë Tophanë  

Në hapësirat e Entit për rehabilitimin e fëmijëve dhe të rinjve Shkup (Fushë Tophanë) sot u zbatua vaksinimi në terren kundër COVID-19 të përfituesve – personave me aftësi të kufizuara intelektuale të akomoduar në Entin për rehabilitimin e fëmijëve, si dhe të punonjësve. Vaksinimi është kryer nga ekipi i Qendrës Shëndetësore – Shkup.

27 përfitues, nga gjithsej 29 të cilët për një afat të gjatë qëndrojnë në institucion, e morën dozën e parë të vaksinave kundër COVID-19. Me rekomandim nga mjeku përgjegjës i ekipit të vaksinës, dy përfituesit e mbetur do të vaksinohen menjëherë pasi gjendja e tyre shëndetësore do ta lejojë. Të punësuarit e entit dhe qendrat për punë sociale i siguruan pëlqimet e kërkuara për vaksinim nga prindërit ose kujdestarët e përfituesve.

Shtesë, 11 të punësuar të cilët sigurojnë kujdes të drejtpërdrejtë dhe mbështetje për shfrytëzuesit, gjithashtu, pranuan dozën e parë kundër COVID-19. Gjatë prillit, si pjesë e infrastrukturës kritike, më shumë se 30 të punësuar në ent ishin të mbrojtur nga COVID-19 me dy doza të vaksinës. Me këto dy aksione për vaksinim, më shumë se 80 për qind e të punësuarve, praktikisht, të gjithë të punësuarit të cilët kanë shpreh interes dhe nuk kanë gjendje mjekësore që do ta pengonin vaksinimin, janë të mbrojtur me COVID-19.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në vazhdimësi dhe në bashkëpunim me institucionet shëndetësore kompetente i ndërmorën të gjitha masat për mbrojtje nga paraqitja dhe përhapja e COVID-19 në shtëpitë në grupe dhe në institucionet sociale për akomodim afatgjatë. Në fillim të pandemisë, u krijuan protokolle të veçanta për shtëpitë në grupe dhe institucionet sociale dhe u siguruan mjete dezinfektuese dhe pajisje personale mbrojtëse për të punësuarit dhe përfituesit.

Masat përkatëse dhe në kohë parandaluan përhapjen masive të COVID-19 dhe pasojat fatale te përfituesit e akomoduar dhe të punësuarit në institucionet sociale dhe shtëpitë në grupe në vend.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale i fton të gjithë të punësuarit dhe përfituesit e sistemit për mbrojtje sociale të cilët deri më tani nuk janë vaksinuar t’i shfrytëzojnë opsionet e mundshme të vaksinimit kundër COVID-19 dhe të mbrojnë shëndetin e tyre dhe shëndetin e të afërmve të tyre.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.