30.05.2023

MPPS: Vijon pagesa e shtesës arsimore për periudhën e tretë matëse për vitin shkollor 2022/2023

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton qytetarët se vijon pagesa e shtesës arsimore për periudhën e tretë matëse për vitin shkollor 2022/2023.

Pagesa e shtesës arsimore kryhet në katër periudha matëse, si më poshtë:

  • për periudhën e parë matëse gjatë muajit dhjetor të vitit kalendarik aktual,
  • për periudhën e dytë matëse gjatë muajit shkurt të vitit të ardhshëm kalendarik,
  • për periudhën e tretë matëse gjatë muajit maj në vitin kalendarik aktual dhe
  • për periudhën e katërt matëse pagesa bëhet gjatë muajit korrik të vitit kalendarik aktual. 

Pagesa e shtesës arsimore kryhet në katër shuma të barabarta nga 2.211 denarë për shfrytëzuesin e së drejtës për shtesë arsimore për fëmijë në arsimin fillor dhe nga 3.158 denarë për shfrytëzuesin e së drejtës së shtesës arsimore për fëmijë në arsimin e mesëm, pas përfundimit të secilës periudhë matëse të përcaktuara me këtë ligj.

Kujdesi për të gjithë qytetarët është prioriteti ynë!

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.