Së shpejti fillon Projekti për mbështetjen e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në transponimin e së drejtës së BE-së për barazi gjinore

Në takimin e sotëm midis ministres së Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska, Shefes së Zyrës së UN Woman në Shkup, Vesna Ivanoviq Kastarede dhe ekspertes rajonale që ka marrë pjesë në përgatitjen e projektit, Doli Vitberger, u prezantua Projekti “Gender mainstreaming advisory services to the North Macedonian administration at central level”.

Projekti është dizajnuar në bashkëpunim të ngushtë me SÇE dhe në konsultim me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, kurse aktivitetet do të përqendrohen në:

  • rritjen e kapacitetit për absorbimin për zbatimin e së drejtës së BE-së përmes trajnimeve, udhëzimeve dhe këshillave;
  • përforcimin e institucioneve;
  • sigurimin e ndihmës teknike për të mbështetur reformat me prioritet dhe sektorët;
  • përpilimin dhe përdorimin e të dhënave dhe statistikave gjinore; dhe
  • futjen e metodologjive dhe mjeteve për përfshirjen e barazisë gjinore në strategjitë sektoriale, programet e punës së Qeverisë/Ministrive dhe planeve strategjike.

Theks i veçantë u vu në mbështetjen e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për t’iu përgjigjur sfidave të rëndësishme dhe specifike gjinore socio-ekonomike që dalin nga masat gjatë pandemisë COVID-19, promovimin e barazisë gjinore dhe fuqizimin ekonomik të grave në përgjigje të krizës dhe rimëkëmbjes nga pasojat e shkaktuara nga COVID-19.


Qëllimi kryesor i projektit është mbështetja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në transponimin e së drejtës së BE-së për barazi gjinore.


Partnerët kryesorë të projektit janë Sekretariati për Çështje Evropiane (SÇE, përfituesi kryesor i projektit), strukturat e Instrumentit për Ndihmën e Para-Aderuese (IPA), Sektori për Mundësive të Barabarta pranë Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) dhe Makineria Kombëtare për Gjininë (koordinatorët).


Në takimin e punës u prezantuan edhe mënyrat se si do të implementohet projekti. Mënyra e vetme do të ishte partneriteti i drejtpërdrejt me SÇE - projekti do të sigurojë mbështetje profesionale për përforcimin e integrimit të perspektivave gjinore në aktivitete të mbështetura nga IPA, duke u fokusuar në strukturat për menaxhim me sektorin, siç janë njësitë e IPA, koordinatorët e IPA dhe grupet sektoriale të punës. Mënyra tjetër e implementimit do të jetë në partneritet të drejtpërdrejt me Sektorin për mundësi të barabarta/MPPS – projekti do t’i përforcojë kapacitetet e ministrive përkatëse për integrimin e gjinisë në dokumentet dhe proceset e Programit Nacional për Miratimin e së Drejtës në Komunitet (PNMDK), duke u fokusuar në personelin e ministrive përkatëse dhe veçanërisht për rolin thelbor të koordinatorëve për mundësi të barabarta.


Ky projekt disponon me buxhet prej 1,825,416.00 USD  dhe i njëjti menaxhohet financiarisht nga UN WOMEN – Zyra në Shkup.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.