22.07.2021

Shahpaska: 50 persona mbi 65 vjeç nga komunat e Butelit dhe Çuçer Sandevës do të kenë qasje në ndihmën në shtëpi, qytetari mbetet boshti i reformës sociale

Shërbimi social dhe kujdesi në shtëpi për të moshuarit nga 65 vjeç, të cilët nuk mund të kujdesen për veten, arriti edhe në komunat Butel dhe Çuçer Sandevë. Nga sot 50 persona të moshuar do të marrin ndihmë në kryerjen e aktiviteteve në jetën e përditshme nga 25 kujdestarë të trajnuar. Qëllimi i këtij shërbimi social, i cili për herë të parë zbatohet tek ne, është të përmirësohet shëndeti i përfituesit në rrethin e tij familjar. Infermierët do të obligohen t’ju ndihmojnë përfituesve në furnizimin e ushqimit, barnave, pastrimit në shtëpi, shëtitjeve dhe ngjashëm.

“Personave mbi 65 vjeç, banorë të komunave Butel dhe Çuçer Sandevë, nga sot kanë qasje e shërbimit të ndihmës dhe kujdesit në shtëpi. Në këtë shërbim të ri social, në nivel të shtetit do të përfshihen rreth 300 infermierë dhe 900 përfitues. I ftojmë dhe komunat tjera të përfshihen në Projektin për përmirësimin e shërbimeve sociale dhe të bashkëpunojnë me ofruesit, me qëllim që qytetarët të fitojnë shërbime më të mira dhe më cilësore”, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska.

Sipas kryetarit të Komunës Butel, Velimir Smilevski, bashkësia lokale më së miri i njeh nevojat e qytetarëve të territorit të saj.

"Ne jemi fqinjë, të njohur, miq, jetojmë së bashku çdo ditë, në të mirë ose në të keq, kështu që është më lehtë për ne të njohim se si t'i ndihmojmë ata që kanë më shumë nevojë për ndihmë. "Midis tyre janë bashkëqytetarët tanë të rritur, të cilët kanë nevojë për ndihmë në aktivitetet e tyre të përditshme, " tha Smilevski.

Nga komuna e Çuçer Sandevës konsiderojnë se duke iu ndihmuar dhe kujdesur për bashkëqytetarët e rritur nga komuna do t’ju përmirësohet cilësia e jetesës së përditshme.

Nga shoqata civile Adra, e cila është e përfshirë si ofrues i këtyre shërbimeve në territorin e dy komunave, thonë se kanë përvojë të madhe në ndihmën e popullsisë në tërë vendin.

“Ofrimi i kujdesit shtëpiak për personat e moshuar të cilëve u nevojitet ndihma dhe kujdesi, ka një dimension të ri dhe human. Infermierët bëhen mbështetje e tyre e përditshme dhe e përhershme në shtëpi, miq të tyre. Pikërisht ky aspekt human është shtytësi ynë kryesor në punën e këtij projekti, së bashku me komunat, ndërsa nën kujdesin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale”, tha Venko Trajkovski nga shoqata Adra.

Për kujdestaren Dragana Vasileva, është privilegj të jesh në gjendje që me punën tënde të ndihmosh atë që me të vërtetë ka nevojë për atë ndihmë.

"Jam e sigurt që së bashku me kolegët e mi do t'u sigurojmë të rriturve një jetë më të lehtë dhe më të bukur, duke u dhënë atyre kujdesin e duhur", tha kujdestarja Dragana Vasileva.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, sot Shoqatës “Adra” ia dorëzoi vendimin me të cilën ata bëhen ofrues të licencuar për shërbimin Ndihmë dhe kujdes në shtëpi. Ajo edhe një herë i thërret edhe komunat e tjera të përfshihen në Projektin për përmirësimin e shërbimeve sociale. MPPS së shpejti do të shpall thirrje të re publike për projekte shtesë për komunat që nuk kanë arritur të aplikojnë në thirrjen e parë, ndërsa për këtë nevojë në vazhdimësi bëhet hartimi i nevojave të qytetarëve.

Në kuadër të Projektit për përmirësimin e shërbimeve sociale që e zbaton Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, deri më tani janë mbështetur 19 projekte në 24 komuna. Për dhënien e shërbimeve janë trajnuar 300 persona, ndërsa pritet të përfshihen rreth 900 përfitues.

Ky shërbim social është financuar nga Projekti për përmirësimin e shërbimeve sociale, që e zbaton Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, me mbështetje të Bankës Botërore.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.