27.12.2021

Shahpaska: Fëmijët nga Kavadari pas 40 vitesh bëhen me kopsht të ri, modern dhe gjithëpërfshirës, me kapacitet për 142 vende 

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, sot mori pjesë në hapjen zyrtare të kopshtit të ri “Dielli” pranë IPKKF “Rada Poceva” në Kavadar. Kopshti ka ambiente për t’u kujdesur për 142 fëmijë të moshës parashkollore, të ndarë në shtatë grupe.

 

Ministrja Shahpaska shprehu kënaqësinë që fëmijët e kësaj komune kanë mundësinë të ndjekin një kopsht që është ndërtuar sipas standardeve më moderne dhe ofron akomodim cilësor për fëmijët e moshës parashkollore.

 

“Fëmijët nga Kavadari për herë të parë pas 40 vitesh bëhen me kopsht krejtësisht të ri i cili financohet plotësisht nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, si pjesë e Projektit për Përmirësimin e Shërbimeve Sociale, mbështetur nga Banka Botërore, me vlerë 57.4 milionë denarë. Ky kopsht është ndërtuar në përputhje me standardet më moderne për efikasitet energjetik dhe do të shfrytëzojë burime të rinovueshme të energjisë përmes sistemit të kolektorëve diellorë. Në periudhën e kaluar, Qeveria dhe Ministria kanë qenë të përkushtuar ndaj arritjes së reformës sociale që, në fakt, nënkupton investimin në kapitalin njerëzor, që është investimi më afatgjatë dhe më domethënës i çdo Qeverie”, tha Shahpaska. 

Sipas kryetarit të Komunës së Kavadarit, Mitko Jançev, ky projekt është i një rëndësie të madhe për Komunën e Kavadarit, sepse është realizuar sipas standardeve të larta për zhvillimin e hershëm të fëmijërisë dhe është një nga kopshtet më të bukura dhe më moderne në vend.

  

“Krahas përfitimit të madh për fëmijët, kopshti do të ofrojë punësime të reja për edukatoret dhe kujdestarët, përkatësisht një staf i tërë që do të kujdeset për fëmijët dhe zhvillimin e fëmijërisë së tyre”, tha Jançev. 

Drejtoresha Canka Dobrinova, gjatë prezantimit të objektit të ri dhe risitë në përkujdesjen e fëmijëve të moshës parashkollore, e theksoi kujdesin ndaj fëmijëve të kësaj moshe si një nga profesionet më fisnike. 

“Ne jemi krenarë që tani, në shërbimet e reja moderne, do të jemi në gjendje të ofrojmë kujdes edhe më cilësor për zhvillimin e fëmijëve”, tha Dobrinova.

 

Kopshti në Kavadar është një nga 10 kopshtet krejtësisht të reja, ndërtimi i të cilave financohet nga Projekti për Përmirësimin e Shërbimeve Sociale. Si pjesë e Projektit vijon rikonstruksioni, mbindërtimi dhe përshtatja e 3 kopshteve të tjera, ndërsa 4 sosh janë tashmë të përfunduara plotësisht. 

Për 16 muaj ky është kopshti i 16-të i hapur nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale me mbështetjen e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe bashkëpunimin me komunat.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.