22.4.2021

Shahpaska: Kopshti i ri në Draçevë do të sigurojë përfshirjen edhe të 108 fëmijëve shtesë në edukimin parashkollor

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, së bashku me Kryetarin e Komunës së Kisella Vodës, Filip Temelkovski, sot inspektuan aktivitetet ndërtimore të objektit të ri në IPKF “8 Marsi”, në vendbanimin Draçevë, Komuna e Kisella Vodës.

 

Ministrja Shahpaska theksoi se Ministria e Punës dhe Politikës Sociale vazhdon të zbatojë angazhimet që janë inkorporuar në programin qeveritar, që do të thotë zgjerim i ambienteve për akomodimin e fëmijëve të moshës parashkollore.

“Objekti i ri që është në përbërje të IPKF “8 Marsi” do të sigurojë vend për 108 fëmijë. Në përputhje me projektin e objektit të ri, janë paraparë 6 kënde të fëmijëve të ndarë në dy grupe, kurse të tjerat janë grupe homogjene për fëmijët e moshës prej 2 deri 6 vjeç. Për ndërtimin e këtij kopshti Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka ndarë 39 milionë denarë”, deklaroi ministrja Shahpaska.

 

Ajo informoi se ndërtimi i objektit të ri duhet të përfundojë gjatë muajit qershor të vitit 2021, pas së cilës do të pajiset kopshti, prokurimi i të cilit është në proces. Lëshimi i objektit për përdorim është planifikuar të bëhet në gusht të vitit 2021.

Kryetari i Komunës së Kisella Vodës, Filip Temelkovski, theksoi se me ndërtimin e objektit të ri dhe sigurimin e përfshirjes më të madhe të fëmijëve zgjidhet nevoja e banorëve të këtij vendbanimi, dhe se ky është një shembull i bashkëpunimit të shkëlqyeshëm midis pushtetit qendror dhe atij vendor.

 

Specifik për këtë ndërtesë është se ky është kopshti i parë i fëmijëve që është ndërtuar me fasadë të ventiluar qeramike që ka veti pastruese të ajrit. Gjithashtu ky objekt i plotëson standardet për efikasitet energjetik.

Ministrja informoi se në vetëm për shtatë muaj, 11 kopshte të reja janë hapur dhe 670 fëmijë janë përfshirë në to. Deri në fund të vitit 2021, 13 kopshte të reja do të hapen, duke siguruar kështu hapësirë shtesë për 1.408 fëmijë të rinj.

 

Në të njëjtën kohë, përveç sigurimit të mjediseve të reja, si ministri ne po investojmë seriozisht në forcimin e kompetencave profesionale të stafit profesional në kopshte, sepse çdo fëmijë ka të drejtë për rritje dhe zhvillim të duhur.​

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.