Shahpaska: Ligji për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi në baza diskriminuese përfshin edhe orientimin seksual dhe identitetin gjinor, për ne të gjithë qytetarët janë të barabartë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, sot mori pjesë në një ngjarje online si pjesë e konferencës përfundimtare në kuadër të projektit “Orientimi seksual dhe identiteti gjinor (OSIGj) - Mbrojtja nga diskriminimi", organizuar nga Instituti për të Drejtat e Njeriut.

Ministrja e theksoi rëndësinë e miratimit të Ligjit për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi, i cili është një zgjidhje ligjore i votuar së bashku edhe pozita edhe opozita, që është një sinjal i vërtetë se shoqëria jonë po shkon në drejtimin e duhur.

“Ligji për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi në baza diskriminuese përfshin edhe orientimin seksual dhe identitetin gjinor. Për ne, të gjithë qytetarët janë të njëjtë dhe secili ka të drejtë të përcaktohet se si ndihet dhe duhet të respektohet sepse është i ndryshëm. “E bukura në një shoqëri janë diversitetet”, theksoi ministrja Shahpaska.

 Ajo gjithashtu foli edhe për aktivitetet dhe politikat që po zbatohen aktualisht, siç është Plani i Veprimit për avancimin e të drejtave të komunitetit LGBTI, dhe ajo që duhet të punohet në periudhën e ardhshme është Vlerësimi i strategjisë për barazi dhe mosdiskriminim që do të jetë themeli për krijimin e një strategjie të re. Vendosja e linjës SOS për komunitetin LGBT dhe shelter qendra e parë e për personat nga komuniteti LGBT janë pjesë e projekteve që janë realizuar.

Ministrja e theksoi rëndësinë e secilit prej nesh nga pozicioni i vet, dhe posaçërisht ushtruesit e funksioneve publike dhe sektori civil, për të kontribuar në mundësimin e gëzimit të të gjitha të drejtave mbi një bazë të barabartë për të gjithë qytetarët, siç janë e drejta për arsim, kujdesi shëndetësor, e drejta për të marrë pjesë në jetën publike dhe politike. Ajo shtoi se pavarësisht nëse janë njerëz nga komuniteti LGBT, njerëz me aftësi të kufizuara, politikanë apo punëtorë, diskriminimi nuk duhet të ekzistojë.

Ajo, në fund, e  theksoi suksesin e vendit tonë në hartën e Reinbow për vitin 2020, një hartë që i renditë vendet për sa i përket progresit në respektimin e komunitetit LGBT, ku jemi të renditur në pozitën e 33-të, respektivisht shënojmë ngritje prej 12 pozicionesh krahasuar me vitin e kaluar.

“Kjo do të thotë që vendi ynë po ndërmerr hapa seriozë në zbatimin e të drejtave të njeriut si një nga kushtet për t’u bërë një anëtar i barabartë i familjes së madhe evropiane”, përfundoi Shahpaska.​

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.