Shahpaska: Me Marrëveshjen për Grant për ndërtimin e kopshtit, Komuna e Manastirit e zgjeron kapacitetin për 152 fëmijë, kurse vijon ndërtimi i 15 kopshteve të reja për 1900 fëmijë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, sot nënshkroi Marrëveshjen e Grantit me kryetaren e Komunës së Manastirit, Natasha Petrovska, në përputhje me projektin për ndërtimin e objekteve të reja, ndërtimin shtesës ose adaptimin e objekteve ekzistuese për kujdesin dhe edukimin e fëmijëve të moshës parashkollore në komuna.

Marrëveshja për grant me komunën e Manastirit i referohet ndërtimit të objektit të ri, si pjesë e Institucionit Publik për kujdesin e fëmijëve parashkollorë “Majski cvet” nga Manastiri, me një sipërfaqe prej 810 m2 dhe kapacitet maksimal për 152 fëmijë, të organizuar në tetë grupe.

“Si Ministri por edhe si Qeveri, ne vazhdojmë me politikat e hapjes së vendeve të reja në kopshte për të rritur përfshirjen e fëmijëve në to. Edukimi parashkollor është hapi i parë me të cilin fëmijët hyjnë në sistem, fillojnë të fitojnë zakone themelore, të shoqërohen, të mësojnë dhe në të njëjtën kohë të udhëhiqen nga stafi profesional kompetent gjatë gjithë procesit”, theksoi ministrja Shahpaska.

Ajo theksoi se që nga fillimi i mandatit deri më tani janë hapur 6 kopshte të reja me kapacitet për përfshirjen e 416 fëmijëve, kurse në fazë përfundimtare janë edhe 4 kopshte me kapacitet për 200 fëmijë, dhe në ndërtim e sipër janë 15 kopshte të reja janë që do të mbulojnë 1900 fëmijë të tjerë.

“Mbetemi të përkushtuar për të punuar në qëllimin përfundimtar, duke rritur përqindjen e përfshirjes së fëmijëve në institucionet parashkollore në 60 për qind, respektivisht 7,500 fëmijë shtesë në kopshte deri në fund të mandatit”, potencoi ministrja Shahpaska.

Kryetarja e Komunës së Manastirit, Natasha Petrovska e theksoi bashkëpunimin e shkëlqyeshëm të pushtetit lokal me pushtetin qendror, gjë që konfirmohet nga ky investim kapital në vlerë prej 48 milionë denarë ose 56 milionë denarë përfshirë TVSH-në.

“Investimi më thelbësor është orientuar tek të rinjtë tanë, në të ardhmen tonë, fëmijët”, theksoi kryetarja e Komunës, Petrovska.​

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.